Dasma VIP

Burri më seksi në botë martohet në një dasmë tre ditore në Marok

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2019

Burri më seksi në botë martohet në një dasmë tre

Idris Elba u martua me Sabrina Dhowre në një dasmë tre ditore në Marok.

Aktori britanik u martua me të dashurën e tij Miss të premten në hotelin Ksar Char Bagh në Marrakesh. Fotot e realizuara nga Vogue britanik zbulojnë disa nga detajet e eventit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by British Vogue (@britishvogue) on

Elba veshi një kostum nga Ozwald Boateng, ndërsa Dhowre dy fustane të ndryshme, të dy të dizenjuar nga Vera Wang.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by British Vogue (@britishvogue) on

Për ceremoninë, Sabrina zgjodhi një fustan të bardhë me shpatulla zbuluar, ndërsa më vonë u ndërrua në një fustan me dekolte të theksuar, me detaje të qëndisura me perla, gurë të çmuar dhe dantellë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by British Vogue (@britishvogue) on

Të enjten, të ftuarit morën pjesë në një darkë me temë “Ngjyrat e Souk,” ndërsa sot, të shtunën, do të jenë prezent në një festë të bardhë në Mandarin Oriental, që do t’i ngjasojë një festivali.

Elba i propozoi tashmë gruas së tij në një kinema në Londër, pasi u shfaq filmi i tij “Yardie” në shkurt të 2018-s.

Çifti u lidh në 2017-n dhe u njohën teksa Elba po filmonte filmin “The Mountain Between Us” në Kanada.

Në fund të 2018-s, Revista People emëroi Idris Elba-n si burrin më seksi të atij viti./