Instagramming

Tayna nuk pranoi faljen: Melinda thumbon sërish

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2019

Tayna nuk pranoi faljen: Melinda thumbon sërish

Pas diss-it të pak kohëve më parë, Melinda i kërkoi falje publikisht Tayna-s, e cila nga ana tjetër reagoi përmes menaxherit të saj, në një komunikim për Prive. Pasi në një farë mënyre Tayna nuk e pranoi faljen, Melinda reagoi në Instagram duke thumbuar sërish.

“U përpoqa të isha e sjellshme, por ma morën për dobësi. Do të rikthej sërish bishën, është e vetmja gjuhë që kuptojnë.”

Tayna nuk pranoi faljen: Melinda thumbon sërish

Shkurtimisht: “Ring, ring, ring, s’ki qa bon, kno për fmi tash”, u shpreh Melinda në një freestyle (improvizim) dhe nuk ishte e vështirë të kuptohej që i referohej këngës së fundit të Tayna-s, “Ring Ring”. Më pas vazhdoi me “Columbiana je putana qik e pufit”, (kënga “Columbiana” – Tayna ft. Don Phenom), “Qfar boss chick me 30% move bit*h” (Kënga “Aje” me Ledri Vulën ku Tayna shprehet ‘I’m a boss chick”).

Më pas kërkoi falje: “I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marr rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahun dhe të mos nxisim urrejtjte te gjeneratat e reja.”

Kontaktuar nga Prive, menaxheri i Tayna-s tha se nuk ka nevojë për reagim pasi Tayna s’ka asgjë për të thënë. Ai shtoi se Melinda e ka ofenduar shumë Tayna-n dhe si rrjedhim, është ofenduar edhe nga shumë fansa të reperes.