Në janar, Renato Mekolli tha se sezoni i dytë i “Hell’s Kitchen” do të ketë një “studio gjigante e me skenografi moderne, ashtu siç vërtet e meriton ky reality show.” Sot, postoi një video që vërteton pikërisht këtë deklaratë.
Në përshkrimin që shoqëron videon ku demonstrohet sheshxhirimi masiv i “Hell’s Kitchen 2” Mekolli shkruan: “Kjo që po ndodh në studion gjigante Nova të Top Channel, që për herë të parë hapet për ‘Hell’s Kitchen,’ nuk ka ndodhur kurrë më parë në një reality show gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një reality show gatimi deri më tani, pishina dhe kopshti ku do të relaksohen konkurrentët nga nervat e kuzhinës, stresi mes tyre si dhe shumë surpriza të tjera na presin këtë sezon.”
View this post on Instagram
Studio Nova u inaugurua më 16 tetor, në nder të ditëlindjes së themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha. Hapësira prej 1800 metrash katrorë do të shërbejë si studio për rreth 20 programe televizive të këtij sezoni dhe atij që pason.
Ndërsa për sa i përket emisionit të gatimit me fëmijë që supozohej të ishte hapi i rradhës në karrierën televizive të Mekollit, ai thotë se “nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç kisha premtuar, për shkak të punës gjigante që po bëhet për ‘Hell’s Kitchen,’ por do të fillojë në një moment më të vonshëm.”