KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Karakteristikat e Shenjave

Ç'do të thotë të kesh një gocë DEM në krah?

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2019

Jemi zyrtarisht në shenjën e Demit dhe meqë më parë ju prezantuam me karakteristikat fizike të kësaj shenje, tani duam të kuptoni se çdo të thotë të keni pranë vetes një femër Dem! Gati?!

Femra e Demit është një kombinim i cilësive që çdo mashkull do të donte të gjente t një femër. Mund të ketë momente, kur gjendja e saj emocionale të jetë aq e furishme, sa do të frikësonte  edhe një njeri të fort, por kjo nuk ndodh nse ajo nuk provokohet. Zakonisht, në qoftë se ju nuk e vini në provë durimin e saj ose nëse fati nuk tregohet mizor me të, ajo do ta luajë ndeshjen e jetës me qetësi të admirueshme. Sinqeriteti dhe ndershmëria e saj, nuk kanë asnjë element nga truket normale femërore plot me lot. Vajza Dem ka më shumë kurajo morale dhe emocionale se një burrë i fortë.

Ajo gjithashtu ka mjaft besim në gjinin e saj, për t'ju lejuar ju të jeni shefi, në qoftë se ju e  doni punën. Nëse ju nuk e realizoni atë, ajo do të marr kontrollin dhe do ta drejtoj vet situatn, por do të kishte preferuar që ta kishte bërë që nga fillimi vet. Ajo kërkon një burrë të vërtetë. Kjo për shkak se ajo është një grua e vërtetë dhe ajo është krenare për këtë. 
Ajo kërkon që të rrethohet me njerëz të vërtet, jo me njerëz të shtirur dhe fallco. Kur ajo nuk pëlqen dikë, nuk fillon një fushatë të madhe për ta shkatërruar atë ose për të sfiduar idealet dhe motivet e tij. Ajo thjesht e shmang atë. Gruaja e Demit mund të tregojë indiferencë  të madhe ndaj armiqve të saj, por në qoftë se keni rëndësi të madhe si një mik për të, ajo do të jetë besnike nëpër të gjitha uljet dhe ngritjet tuaja. 
Megjithatë, nuk është e njëjta gjë si xhelozia.

Ndryshe nga gruaja e Dashit ose e Luanit, ajo nuk do të bëhet flakë e kuqe nga tërbimi, çdo herë që do t'ju pikas duke admiruar një vajzë të bukur. Do të duhet më shumë se një flirt i rastësishëm apo puthje kalimtare në faqe, për të ngjallur zemërimin e saj prej Demi. Që ajo të shpërthej në zemrimin tipik të Demit, ju duhet ta shtyni atë në ekstrem. Ju mund ta provoni dhe t'i shkelni syrin asaj arkëtares simpatike, por mos e testoni për shumë gjatë durimin e partneres suaj të shenjës së Demit. Ka një kufi, sado i padukshm të duket ai. Nëse ju kurrë nuk e keni parë atë të xhindosur, më mirë largohuni dhe rrini larg për një kohë të gjatë.

Ajo është një mendimtare e ngurtë dhe praktike, e cila nuk bie në sy për gjimnastikë mendore. Këmbët e saj janë të ngulitura mirë në tokë dhe padyshim që nuk ka krahë për këtë shenjë toke. Gratë e Demit rrallë i shikon të shqetësuara; ato i mendjet dhe ekuilibrin e tyre në vend, pa i humbur asnjëherë. Perspektiva e Demit është tërësisht e drejtë dhe e vërtetë, pa dredhira dhe kthesa apo shtrëmbërime të tjera (edhe pse Hëna te Binjakët, mund ta bëj Demin të rrotullohet një grimë).

Ajo është krejtësisht një krijesë fizike. Kjo padyshim do t'ju interesoj ju, por që t'i interesoj asaj, një objekt ose ide duhet t'i përshtaten shqisave të saj të holla.  Ajo nuk dëshiron të dëgjojë se kjo është "e mirë për të," se "të gjithë të tjerët jan duke bërë këtë gjë", ose se kjo do ta "stimuloj atë mendërisht." Kjo lloj  bindje do të jetë e mërzitshme për të. Për t'iu përgjigjur me emocion të vërtetë diçkaje, ajo duhet të marr kënaqësi nga çdo gjë që bën. 

Nëse ju nuk mund ta përballoni Niagarën, çojeni atë në një kënd lojrash të këndshëm.  Ajo ndoshta do të dojë të hip në një nga kuajt e karuselit, të ndiej erën që i fryn në fytyrë, të shikoj dritat plot ngjyra dhe të dëgjoj muzikën gazmore të  këngëve të cirkut. Rrallë mund të ketë ndonjë vajzë të kësaj shenje, që nuk ka qenë kurrë në fshat apo që nuk i pëlqen kalërimi dhe peshkimi. Pavarsisht ndjeshmrisë së madhe që ka, vajza e Demit është si një djalë në zemrën e vet. Toka i thërret me një zë joshës dhe ajo i përgjigjet nënës natyrë me emocion të sinqertë. Nëse ju doni që ajo t'ju prqafojë edhe ju me të njëjtën dëshirë të sinqertë, sigurohuni të mos vendosni muzikë të shëmtuar në kasetofonin tuaj të makinës, të mos hani hudhra dhe të harroni t'i lani gojën më vonë, apo të vishni rroba me ngjyra pa shije.

Njerëzit tek kjo femër pëlqejnë shumë mënyrën e saj të drejtëpërdrejt dhe të qetë të të vepruarit, të cilat janë për ta si një banjë e ngrohtë dhe relaksuese. Ndoshta sepse ajo i pëlqen shum këto banjo të ngrohta, plot me shkumë dhe flluska për veten e vet.

Mos harroni se e dashura juaj e shenjës së Demit, pëlqen të bëj gjërat ngadalë.  Por nuk është diçka e mençur të bëni një femër të Demit të nxehet. Ajo zakonisht është e qetë dhe e përmbajtur, rrallë mund të bëhet impulsive, por mund të bëhet edhe e dhunshme kur e shtyni shumë larg.  Dashuria e saj për harmonin dhe rregullësin, do ta bëj atë të skuqet nga inati kur fëmijët e saj ta kthejnë përmbys kuzhinën apo dhomat e shtëpisë. 

Femrat e shenjës së Demit rrallë ankohen apo bëhen të bezdishme. Kjo është një nga ato gra, që në heshtje do të filloj një punë tjetër, për të mbështetur bashkëshortin e vet gjatë doktoraturës në mjeksi,  apo të punoj orë shtesë në shtëpi, në qoftë se ka një krizë të përkohshme financiare në familjen e saj. Ajo nuk ka asnjë qeliz dembele në trupin e saj, pavarësisht se shpesh  është e ngadaltë në lëvizje dhe ka nevojë për periudha të shpeshta pushimi. Në shumicën e rasteve femrat e Demit janë shum punëtore dhe të prkushtuara.

Kjo femër do të ecë me krenari pranë burrit të saj dhe rrallë do të përpiqet ta kalojë atë apo ta lërë në hije. Shumë gra të Demit e ndihmojnë partnerin e vet gjatë studimeve universitare, ose për studimet pasuniversitare lidhur me karrierën profesionale,  apo edhe me çështjet e zyrës që lidhen me biznesin apo punën e tij. Ajo është një ndihmëse e shkëlqyer në këto fusha. Kto femra kurrë nuk presin që të mbështeten nga të tjerët,  pa dhënë kontributin e tyre.  Ato ndihen keq nëse mashkulli i tyre nuk jep kontributin e tij, edhe pse ato do të përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre.

Gratë e Demit nuk pëlqejnë asnjë lloj dobsie t meshkujt, çfardo forme qoft ajo. 
Një mashkull i cili martohet me një femër të lindur maj, nuk do të martohet me një njeri qaraman apo me një aventuriere. Gruaja e tij do të pres që ai të sigurojë të ardhura për të dhe të menaxhoj  financat e familjes me kujdes. Ajo gjithashtu do të doj cilësin më të mirë kur është fjala për ushqimet dhe mobiljet. Por ajo gjithmonë do të jetë e kujdesshme lidhur me shpenzimet dhe do të jetë e gatshme të pres për gjërat luksoze derisa të krijohet mundsia.

Pasuria e shpejt pa nj bazë të qëndrueshme nuk hyn në interesin e saj për stabilitet. Ajo do të kërkoj t'ju shoh ju që po ndrëtoni me kujdes të ardhmen tuaj të përbashkt. Për të është shumë e rëndsishme të bëj një përshtypje të mirë dhe shumë gra të shenjës së Demit, i inkurajojnë burrat e tyre, të cilt synojnë një të ardhme të sigurt, të ftoj njerëz me pushtet për dreka apo darka. Gruaja e Demit është shpirti i mikpritjes dhe e realizon këtë në mënyrë të shkëlqyer.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

MOS I HUMBISNI