Gjatë pushimit të drekës, një teknik baterish i Idaho Power Company vuri re tym nën qendrën e kontrollit në makinën e tij. Shkaku: një shishe me ujë. “Vura re se drita po përthyhej në shishe dhe po shkaktonte zjarr në sedilje,” tha Dioni Amuchastegui.
Si funksionon?
Drita e diellit, e përthyer nga një shishe me ujë, mund të arrijë temperaturën 120 gradë celcius. Shishja funksionon si një xham i mirëfilltë. Drita e përdor lëngun dhe materialin e tejdukshëm për të fokusuar rrezen dhe në pak kohë, shkakton zjarr ose edhe shpërthim.
Shanset që kjo të ndodhë janë të ulëta, por sidoqoftë, kur dilni nga makina në ditë të nxehta, hiqni dhe shishet me ujë.