Bëni edhe ju pjesë në grupin e njerëzve: “e lashë diku aty, po s’po e gjej”? Epo, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz në botë vuajnë nga kujtesa e keqe, një prej gjërave kyçe të jetës.
Gjithsesi, mendjet e ndritura të shkencëtarëve gjatë gjithë kësaj kohe kanë studiuar si të na shpëtojnë prej kësaj dhe dolën në një përfundim. Të ecësh prapa mund të të kujtojë gjëra që s’i mban mend.
E testuar në shumë njerëz, u vërtetua se kjo metodë ndikon në përmirësimin e kujtesës.
Gjithsesi, ky nuk ishte veprimi i vetëm që duhej bërë. Nëse nuk e bëni ecjen prapa, të paktën imagjinojeni dhe kështu do ta ndjeni memorien shumë herë më të pastër se më parë.
Diçka e tillë është i jep kuptim krejt tjetër “rikrijimit të hapave” tuaj. Profesorë të psikologjisë në Universitetin e Harvard-it thonë se ka gjasa që kur njerëzit ecin mbrapa të shkojnë tek veprimet e të shkuarës dhe t’i kujtojnë ato me detaje.
Madje, ata thonë se në të ardhmen e afërt kjo metodë do të përdoret gjerësisht për përmirësimin e kujtesës. Sigurisht, një teknikë si kjo, duhet ushtruar vetëm kur nevoja përputhet me rrethanat.