TV Mania

Krejt papritur, Fatma mësoi se Alfio nuk ia shihte emisionin

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2019

Krejt papritur, Fatma mësoi se Alfio nuk ia shihte emisionin

Fatma dhe Alfio u njohën në mjediset e In Tv, ku asokohe të dy drejtonin nga një program; Fatma me “Fun Day” (ku punon ende), ndërsa Alfio me “Kripë dhe Piper”. Në mos si koleg, të paktën si i dashur supozohet që Alfio ta kishte parë emisionin e Fatmës, por ja që jo. E ftuar në “Thumb”, moderatorja zbuloi se nuk e dinte që ai nuk e shihte "Fun Day", derisa e mori vesh krejt papritur.

“Ne jemi zënë dhe s’kemi folur dy ditë për këtë punë. Unë isha gati të ikja nga shtëpia, nuk është normale fare. E mora vesh kur po bënim një intervistë për një revistë. Ishim të dy në kafe me gazetaren dhe ishim në fazën e mjaltit dhe një moment e pyesin: Po mirë çmendon për emisionin e Fatmës? Dhe Alfio kur ndihet komod, fillon dhe s’ka filtra fare. ‘Ah unë nuk kam parë asnjë episod’ tha, si një gjë normale. Unë aty e shoh dhe i them: Dy sekonda, si mo s’ke parë emisionin tim ti?”.

Më pas, Fatma u shpreh se intervista nuk u realizua, sepse ata u zunë. Normale, e pritshme.

“Kur më ka parë në prapaskenë kur kalonte kohë në In Tv më ka thënë: ‘Sa shumë herë e thua fjalën domethënë, domethënë, domethënë.” – shtoi ajo.

Sot, për të mirën e tij, shpresojmë që Alfio ta shohë ngaherë emisionin. Në të kundërt, të paktën të dalë nga situata.