Shqipëria

Rudina, vajza e Azem Hajdarit, krijon parti të re politike

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2019

Rudina, vajza e Azem Hajdarit, krijon parti të re politike

Rudina Hajdari, vajza e liderit të lëvizjes së studentëve të dhjetorit në fillim të viteve '90, Azem Hajdari, ka vendosur të themelojë partinë e vet politike, e cila do të quhet Bindja Demokratike.

Sipas Top Channel dhe Balkan Web, pjesë e partisë më të re politike do të jenë edhe emra të njohur të Partisë Demokratike, të përjashtuar nga radhët e saj, si Astrit Patozi. Forca e re politike pritet të regjistrohet zyrtarisht javën e ardhshme, ndërkohë për momentin po mblidhen 3000 fimat e nevojshme për t’u regjistruar si forcë politike në gjykatë. Tre ditë më parë, ajo paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Në maj të vitit 2017, Rudina u bë pjesë e Partisë Demokratike. “E mbaj me shumë krenari që jam bija e tij, por edhe një ndjesi përgjegjësie, për të lënë qoftë edhe modestisht diçka në rrugën që nisi im atë,” u shpreh ajo në shkurt të 2017-s për Mapo.

Rudina, vajza e Azem Hajdarit, krijon parti të re politike

Ajo u largua nga Shqipëria për në Amerikë në moshën 14-vjeçare, 3 vite pasi kishte humbur babanë. Atje përfundoi shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta në degën Shkenca Politike. Dy vitet në vazhdim, u kthye në Tiranë për të punuar në Ministrinë e Jashtme, por e ndërpreu këtë eksperiencë për t’u rikthyer sërish në Amerikë, ku vazhdoi studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Fordam”, në New York.

Gjatë qëndrimit në New York, Rudina Hajdari u angazhua në jetën politike. Ajo punoi r në Kongresin Amerikan, në fushën e marrëdhënieve me jashtë me kongresmenin Eliot Engel, si dhe u bë pjesë e eventeve të ndryshme që lidhin Shqipërinë me Amerikën.

Hajdari u martua në vitin 2015 në një ceremoni elegante në New York me shqiptarin Muçjon Demiraj dhe janë prindër të një vajze, Sihana.

Rudina, vajza e Azem Hajdarit, krijon parti të re politike