“Po e heq mjekrën si një mënyrë simbolike për të thënë se ka ardhur koha për ndryshim. Një ndryshim për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për botën. Le ta ndryshojmë pozitivisht planetin tonë. Le të pastrojmë oqeanet dhe tokat. Le të përdorim aluminin e riciklueshëm në vend të plastikës,” shkruan aktori Jason Momoa në videon e postuar në YouTube ku në mënyrë simbolike rruan mjekrën.
Pse ka rëndësi kjo gjë? 1) Sepse është një video ndërgjegjësuese për rrezikun gjithnjë e në rritje të përdorimit të materialeve plastike. 2) Sepse Jason është identifikuar përherë me mjekrën e gjatë e të shkujdesur.
Disa foto për t’ju freskuar memorien:



Dhe tani...
Si përfundim, për t’iu rikthyer mesazhit të vërtetë të videos: Një nga ligjet kryesorë të jetës është se çfarë të japësh do marrësh, ose siç populli shprehet: “Ç’të mbjellësh do korrësh”; ndotje shkaktojmë, ndotje kapërdijmë!
Vazhdimisht janë realizuar studime të shumta përsa i përket pranisë së plastikës në trupin e njeriut. Publikuar në Environmental Pollution, një studim nga Universiteti Heriot- Watt vërtetoi se njerëzit gëlltisin më shumë se 100 fibra plastike në çdo vakt.
Këto fibra janë gjetur në kripën e detit, mjaltë, sheqer, birrë, pluhurin e shtëpive tona, si dhe në ujin e çezmave apo atë të ambalazhuar. Ndër përgjegjësit kryesore janë prodhimet e detit, të prekura nga ndotja e oqeaneve, deteve, lumenjve etj.
Pra, përdorni materiale të riciklueshme (dhe mos blini qese plastike nëpër supermarkete; nuk ju kushton gjë një trastë e hollë në çantë).