Celebrity

Angelina Jolie dhe Brad Pitt s’i kanë pasur punët ndonjëherë kaq mirë

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Angelina Jolie dhe Brad Pitt s’i kanë pasur punët

Këtë të premte, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan zyrtarisht, tre vite pasi shpallën ndarjen. Një burim pranë çiftit foli për Entertainment Tonight dhe zbuloi se dyshja i ka punët shumë mirë.

“Që prej ndarjes, marrëdhënia e tyre s’ka qenë ndonjëherë kaq mirë,” tha burimi. “Brad dhe Angelina kanë arritur shumë. U desh shumë punë që të bënin përpara sepse kishin inate të vjetra me njëri-tjetrin.”

Kur vjen puna te gjashtë fëmijët e tyre, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox he Vivienne, “s’bien dakord për gjithçka, por nuk zihen më si më parë,” tha burimi. “Brad dhe Angelina mund të diskutojnë për fëmijët me qetësi.”

Miqtë e tyre nuk prisnin të ndodhte kështu, shtoi burimi: “Komunikimi i tyre është përmirësuar dhe u janë përkushtuar fëmijëve, gjë që çuditi shumë prej miqve të çiftit. Për fëmijët kujdesen sipas një kalendari kujdestarie, gjë që ka bërë diferencën për familjen. Më parë, duhet të shqetësoheshin për ditët kur i mbante secili fëmijët, ndërsa tani jo më. Fëmijët kalojnë kohë me të dy prindërit dhe janë të lumtur.”

Jolie po i përkushtohet punës për momentin, ndërsa Pitt po njeh njerëz të rinj.