KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Art & Libra

Çfarë e bën katedralen e Notre-Dame kaq ikonike?

Shkruar nga Anabel

16 Prill 2019

Katedralja e famshme e Notre-Dame është një nga pasuritë më të mëdha të arkitekturës gotike në Francë, një nga simbolet përfaqësuese të Parisit dhe një prej ndërtesave që tërheq vëmendjen e 12 milion vizitorëve dhe pelegrinëve çdo vit.

Dje, (të hënën) një zjarr i papritur pushtoi ndërtesën duke trishtuar gjithë botën! Në një moment të tillë, duke parë trishtimin e njerëzimit për një ngjarje të tillë, shumë pyesin: Çfarë e bën "Zonjën e Parisit" kaq madhështore?!

1. Ndërtesa është më shumë se 850-vjeçare.

2. U deshën 182 vite për ta ndërtuar: ndërtimi filloi në shekullin e 12-të dhe përfundoi në të 13-in.

3. Notre-Dame mban më shumë se 6000 besimtarë!

4.Mbreti i Anglisë, Henry VI u kurorëzua si mbret i Francës në katedrale. Napoleon I gjithashtu  u kurorëzua në atë ndërtesë nga Pope Pius VII.

5. Gryka qëndrore e katedrales u shtua gjatë një restaurimi në shekullin e 19-të. Ky restaurim thuhet se u frymëzua shumë nga suksesi i novelës së Hygo-s, “Katedralja e Parisit”.

6. Katedralja është gjithashtu shumë e famshme për dritaret e xhamit me detaje të të vyera arkitekturore.

7. Notre-Dame u dëmtua keqazi gjatë Revolucionit Francez për tu restauruar nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc në shekullin e 19-të.

8. Turistët dynden për ta parë atë . Është një prej katedraleve mesjetare më të bukura dhe më të rëndësishme të botës.

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI