TV Mania

Pas skualifikimit të vajzës, Suela Kalaja akuzon ‘The Voice’ për manipulime

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2019

Pas skualifikimit të vajzës, Suela Kalaja akuzon ‘The

Isea, vajza e Saimir Çilit me ish-bashkëshorten Suela Kalaja, ishte pjesë e “The Voice Kids” në skuadrën e Aleksandër dhe Renis Gjokajt. Rrugëtimi i Iseas në spektaklin e talenteve u ndërpre këtë të premte, pasi nuk arriti të kualifikohej për finalen e madhe. Një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga e ëma e Iseas, e cila pak orë më parë iu drejtua Facebook-ut për të akuzuar produksionin për manipulime.

Pas skualifikimit të vajzës, Suela Kalaja akuzon ‘The
Saimir Çili, Isea dhe Suela Kalaja - Audicionet e Fshehura, klipi prezantues

Fillimisht, ajo thekson se “disa prindër kanë qenë të sigurt për finalen” ndërkohë që të tjerë nuk duartrokisnin për konkurrentët “nga frika se mos i merrej fama fëmijëve të tyre”.

“ISEA fitoi. Fitoi përballë 15-16 vjeçarëve, adoleshente tashmë dhe arriti në zemrat e publikut. Duartrokitëm çdo konkurret siç duhet të ndodhë. Isea i përqafoi të gjithë, ish e zhgënjyer për arrogancën që mësohen [fëmijët] që tani (jo të gjithë) po aq sa unë, kur shikoja familjarë të heshtur që kurseheshin në duartrokitje, mos i merrej fama fëmijës së tyre. Shikoja prindër të sigurt për finalen, ndryshe nga ajo që ndodhi me mua. Kushdo që do humbiste, Isea do ta përqafonte fort bashkë me mua (nëse do e kalonim). Ne e dinim që edhe deri këtu ishte meritë e forcës shpirtërore dhe talentit të saj. Por jetojmë në Shqipëri. Isea doli me dinjitet. Për të trokitur tashmë në dyer të mëdha.”

Në vijim, ndër të tjera, kërkon ndjesë për votat, të cilat sipas saj nuk u morën parasysh.

“Më falni për votat që shpenzuat se jam e sigurt që nuk u morën parasysh fare. Që tani ka tre producentë që i kanë hapur dyert jashtë Shqipërisë për të. Ata, sikurse Voice Global që nxori Shqipërinë të tretën me Isean në rrang global, tashmë mund të jenë shkallët e saj. Pikërisht ata që e dinin se kush ishim.

P.s. Faleminderit Renis Gjoka për mbështetjen dhe të tjerë që e vlerësuan, por deri aty mundën. Faleminderit kush s’e mbështeti dhe uli sytë e mbylli veshët para një talenti. Faleminderit Miriamit që na e bëri të qartë që në fillim. Këngën e finales që aq shumë e priste, së shpejti do e kemi cover, Listen e Beyonce-s. Faleminderit shumë.”

Pas skualifikimit të vajzës, Suela Kalaja akuzon ‘The