Shendeti i Gruas

Nga qimet rrotull thithkave te madhësia dhe kanceri: Ç’duhet të dijë një grua rreth gjoksit

Shkruar nga Anabel

12 Prill 2019

Nga qimet rrotull thithkave te madhësia dhe kanceri: Ç’duhet

#1 Kanceri i gjirit (përgjithësisht) nuk është gjenetik

Sipas statistikave, 75% e grave të diagnostifikuara me sëmundjen e rëndë nuk kanë patur asnjë nga familja me kancer gjiri. Rreziku më i madh dhe faktori kryesor është të qenurit grua dhe mosha e dytë (kryesisht mbi të 50-at).

#2 Përdorimi i deodorantit nuk do t’ju shkaktojë kancer gjiri

Në pjesën më të madhe të deodorantëve gjendet prezencë alumini, i cili bën të mundur bllokimin e djersës dhe mbatjen e sqetullës të thatë. Prej vitesh qarkullon një mit se ky element mund të shkaktojë kancer gjiri, por në fakt nuk ka një studim të mirëfilltë, që i bazuar shkencërisht provon se deodoranti lidhet ngushtësisht me kancerin.

#3 As reçipetat

Diçka e ngjashme thuhet edhe për reçipetat, por jo, shkenca nuk ka provuar asgjë. Madje një studim i 2014- ës nga Shoqata Amerikane e Kancerit tha se nuk ekziston asnjë lidhje midis recipetave dhe kancerit.

#4 Dhimbja e gjoksit përpara ardhjes së menstruacioneve është normale

Ndonëse nuk ndodh te çdo grua, ënjtja, forcimi dhe dhimbja e gjoksit vjen si pasojë e hormoneve, më saktë luhatjes së tyre.

#5 Gjoksi juaj mund të mos ndalojë së rrituri deri në të 20- at

Teknikisht rritja e gjoksit ndalon pas pubertetit, por për disa gra procesi mund të zgjasë deri në moshën 20- vjeçare. Sigurisht forma dhe madhësia ndryshon përgjatë gjithë jetës, prej luhatjeve në peshë, qoftë shtim ose rënie.

#6 Nuk keni përse të shqetësoheni me puçrrat/lythat dhjamore në thithka

Ndonëse duken si puçrra, mos i trajtoni si të tilla, mos i shtrydhni. Gungat janë mbartëse të yndyrës që shërben për të mbajtur të lubrifikuar lëkurën.

#7 Qimet rrotull thithkave janë normale gjithashtu

Disa qime në zonën në fjalë nuk janë aspak problem. Vetëm nëse keni shumë të tilla atëherë mund të keni të bëni me një sinjal të çrregullimit hormonal.

#8 Po, është mëse normale që njëri gjoks të ketë madhësi të ndryshme nga tjetri

Kjo gjë ndodh zakonisht gjatë pubertetit, kur gjoksi është në zhvillim e sipër, por edhe nëse diferenca vazhdon pas kapërcimit të kësaj faze nuk duhet të shqetësoheni.