Top List

10 këngë të paharrueshme: Për ju sonte, pak muzikë franceze!

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2019

10 këngë të paharrueshme: Për ju sonte, pak muzikë

Është e çuditshme se si shiu ka forcën të depërtojë thellë brenda nesh, gjen hapësira boshe, struket nëpër skutat e shpirtit dhe qëndron aty për të na nxitur të ndjejmë më shumë, të dashurojmë më fort, të rikujtojmë të shkuarën, njërëzit që humbëm, që s'i patëm kurrë, ëndrrat e prera në mes, urrejtjen që na mundon dhe një mal me histori njerëzore.

Në një gjendje të tillë, njeriu e gjen ngushëllim ku tjetër veçse te muzika. Menduam që sonte (ku shiu duket se nuk e ka në plan të ndalet) t’jua përlotnim zemrat me pak muzikë franceze.

Nisim me të madhërishmin Charles Aznavour. “La Boheme”, një këngë për kohën e shkuar, për rininë dhe dashurinë e çmendur!

“A ma fille”, kënguar nga një baba për ditën kur e bija do t’i lërë për të vazhduar jetën e saj

Zhvendosemi te Joe Dassin me “Et Si Tu N'Existais Pas”..... “Nëse ti nuk do të ekzistoje/ Më thuaj për çfarë të ekzistoja unë” – një baladë e vërtetë dashurie...

Si dhe “À toi”, dedikuar së shkuarës, së tashmes dhe ditët që do të vijnë përkrah njeriut të zemrës

Qëndrojmë te ikona Edith Piaf me“La Vie En Rose”- “Dhe kur ti flet/ Engjëjt këndojnë nga lart/ Çdo ditë duket se shndërrohet në një këngë dashurie”

Dhe "Je Ne Regrette Rien", për ata që pavarësisht gjithckaje, nuk pendohen për asgjë!

Mireille Mathieu do të sillte ”Pardonne moi ce caprice d'enfant” për këdo që s’druhet të kërkojë ndjesë dhe të pranojë se nuk ia bën dot pa njeriun e zemrës.  “Më fal, kthehu te unë si më parë/ Të dua shumë dhe nuk mund të jetoj dot pa ty”.

Po kështu shijoni:

Jacques Brel - "Ne Me Quitte Pas"

Alizée - "Moi... Lolita"

Serge Gainsbourg- "Elisa"

*Dërgoni sugjerimet tuaja në faqen tonë të Facebook- ut ose në @anabel_hostel!