E dimë, nga titulli mund të ngjajë sikur po i mbajmë me hatër se i kemi tonat, por seriozisht, do të qeshni me lot.
Për të zgjidhur një sherr të stisur, Megi dhe Dea vendosën të sqarohen si gocat: në ring. Të dyja u trajnuan nga dy herë kampioni i Shqipërisë, Fatjon Sorra, i cili nuk tregoi pikë mëshirë. I qortoi për veshjet, u foli ashpër. Madje Megit i preu thonjtë e sapobërë! Gjendja është intensive.
Do të ishte mëkat të mungonte një segment ala Rocky, apo jo?
Për të dalë tërësisht nga vetja e për të ndërtuar alter ego të denja për Wrestlemania, Megi u bë kokërozë, ndërsa Dea brune me tiara.
Kush fitoi? E keni këtu poshtë.