Metropolitan

Arsyeja e vërtetë pse "Spice Girls" u ribashkuan pa Victoria Beckham

Arsyeja e vërtetë pse "Spice Girls" u ribashkuan pa Victoria

Victoria Beckham u shfaq për herë të fundit si pjesë e “Spice Girls”, në skenën e ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës, në vitin 2012. Që nga ajo kohë dëshira më e madhe e të gjithëve ka qenë të shohin sërish grupin të performojë së bashku.

Nga ana tjetër, duket se edhe vetë vajzat e grupit muzikor duan që të ribashkohen dhe madje kanë bërë shpesh herë përpjekje për t’u shfaqur sërish në skenë.

Fatkeqësisht, ndërsa grupi punon shumë për të organizuar një tjetër turne ribashkimi, ende mungon një emër në program: Victoria Beckham, ajo që konsiderohet më e famshmja nga të gjitha.

Arsyeja e vërtetë pse "Spice Girls" u ribashkuan pa Victoria

Por cila është arsyeja që ajo u la jashtë projektit aktual të grupit, i cili shpreson të korr sukses me një seri koncertesh anembanë botës vitin e ardhshëm?

“Arsyeja mund të përmblidhet në dy fjalë të thjeshta: Simon Fuller", raporton Daily Mail.

Pas dekadash tensioni dhe armiqësie, katër anëtaret e tjera të “Spice Girls” – Mel B, Mel C, Geri Horner dhe Emma Bunton – po punojnë përsëri me ish-menaxherin e tyre, Simon Fuller, tani 64 vjeç. I gjithë ky organizim po bëhet me shpresën se katërshja do të jetë në gjendje të nisë një turne potencialisht fitimprurës që shënon 30-vjetorin e këngës së tyre debutuese të vitit 1996, “Wannabe”, vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ndërsa pjesa tjetër ia ka dalë t’i lërë pas mosmarrëveshjet, Victoria dhe bashkëshorti i saj, David Beckham, mbajnë ende mëri me menaxherin e grupit muzikor.

Në fakt, marrëdhëniet midis tyre u përkeqësuan aq shumë sa dyshja ndërprenë kontratat me “Simon's XIX Entertainment” në vitin 2018.

"Bashkëpunimi i Spice Girls me Fuller do të thotë se nuk ka absolutisht asnjë shans që Victoria të jetë e përfshirë", tha një burim pranë grupit.

Prishja e partneritetit Beckham-Fuller

Arsyeja e vërtetë pse "Spice Girls" u ribashkuan pa Victoria

Në vitin 2018 ishte e qartë (dhe ndodhi) se David Beckham dhe menaxheri Fuller do të ndaheshin, pas 15 vitesh bashkëpunimi, vazhdon raporti. David dhe Victoria shpenzuan 38 milionë paund për të blerë 33% të aksioneve të Fuller në bizneset e futbollistit për të fituar kontrollin e plotë të “Beckham Brand Holdings”. Burimet pohuan në atë kohë se kishte probleme midis tyre, gjë e cila solli dhe fundin e partneritetit.

Më pas, Victoria ndoqi shembullin e bashkëshortit të saj dhe i dha fund bashkëpunimit me Fuller në gusht 2019. Ai ende zotëron aksione në kompaninë e saj të modës, por marrëdhënia dikur e ngushtë që kishte me familjen Beckham nuk ekziston më. Në fakt, thuhet se dyshja zgjodhën menaxherin e Justin Bieber dhe Ariana Grande-s, Scooter Braun, kur djali i tyre Cruz donte të bëhej yll i muzikës pop, duke e refuzuar Fuller-in pavarësisht karrierës së tij të shkëlqyer.

Pra, pavarësisht përpjekjeve, Victoria nuk do të jetë pjesë e turneut, si pasojë e konflikteve me menaxherin e grupit muzikor “Spice Girls”.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗