Celebrity

Aktorja publikon fotot pas sëmundjes që i dëmtoi një pjesë të trurit

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2019

Aktorja publikon fotot pas sëmundjes që i dëmtoi një

Muajin e kaluar, aktorja e Game of Thrones, Emilia Clarke, zbuloi se pak pas përfundimit të sezonit të parë të serialit pësoi dy aneurizma në tru që për pak i morën jetën.

Në një ese për The New Yorker, Emilia shpjegoi se në vitin 2011 u operua menjëherë pasi u diagnostikua me hemoragji subaraknoide – një ishemi nga e cila një e treta e pacientëve humbasin jetën.

“S’kisha përjetuar ndonjëherë frikë të atillë – një ndjesi fundi që afrohej. E shihja jetën që më priste dhe s’ia vlente të jetohej. Unë jam aktore, duhet të memorizoj skenarin. Dhe papritur s’më kujtohej as emri im. Në momentet më të këqija, doja të dorëzohesha. Iu luta mjekëve të më linin të vdisja. Puna ime – e gjithë jeta që ëndërroja – rrotullohej rreth gjuhës, komunikimit. Pa të, isha e humbur,” shkruan aktorja.

Aktorja publikon fotot pas sëmundjes që i dëmtoi një

Emilia u rikthye në punë gjashtë javë më vonë dhe i dukej sikur do të vdiste “çdo minutë të çdo dite.”

“U tregova shefave në serial, por s’doja të kthehesha në objekt bisede. Shfaqja duhet të vazhdojë. Sezoni i dytë ishte më i keqi për mua. Nuk e dija ç’po bënte Daenerys. Të tregohem e sinqertë, atë sezon, çdo minutë më dukej sikur do të vdisja,” shkruan ajo.

Aktorja publikon fotot pas sëmundjes që i dëmtoi një

Në një intervistë për CBS This Morning, Emilia foli më tej për ç’përjetoi dhe ndau me ndjekësit disa foto të papublikuara më parë nga momentet e vështira.

 Fotot janë realizuar gjatë kurimit të aktores nga aneurizmi i parë në tru në vitin 2011.

Aktorja publikon fotot pas sëmundjes që i dëmtoi një

Gjatë intervistës, Emilia tregon si ndodhi aneurizmi i parë. “Isha në palestër dhe përjetova dhimbje të tmerrshme, sikur një llastik u gris në kokën time. Ndjeva shumë presion dhe krejt papritur, por shumë shumë shpejt, kuptova që nuk rrija dot në këmbë dhe nuk ecja dot. Në atë moment kuptova që m’u dëmtua truri,” tha ajo.

Emilia shtoi: “Me aneurizmin e dytë, më vdiq një pjesë e trurit. Nëse një pjesë e trurit nuk furnizohet me tru për një minutë, thjesht ndalon së punuari. Është si një qark i shkurtër. E pasoi një paranojë e thellë. ‘Po sikur diçka të jetë dëmtuar në trurin tim dhe të mos aktroj dot më?’ Për këtë jetoj, për aktrimin.”