Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ditëve të ëmbla po u vjen fundi dhe ish-Missi vendosi të ndajë disa hollësira nga shtatzënia me publikun.
Në një intervistë për Revistën Who, Almeda tregon se po i shijon sa të mundet këto muaj dhe po fokusohet tërësisht te shtatzënia, pa u shqetësuar për karrierën, kilogramët e shtuar apo kujt do t'i ngjajë bebushi.
Më parë, ajo publikoi në Instagram emrin që do t’i vërë të voglit: Efehan. Pse Efehan? “Mua më pëlqen si emër Efe dhe kur ia thashë Tolgës më tha le të jetë Efehan pasi shumica e emrave në familjen e Tolgës mbarojnë me –han. Kështu vendosëm të jetë Efehan,” tregon ajo.
Meqë prindërit e të voglit kanë dy kombësi të ndryshme, Almeda do të sigurohet që t’ia mësojë të dyja gjuhët. “Do mundohem t’i flas vetëm shqip,” thotë ajo. “Turqishten ia kam lënë Tolgës.”