Kanë kaluar tashmë 6 muaj që prej 6 tetorit 2018, ku erdhi në jetë Kajani, djali i Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt.
Përmes një postimi të disa orëve më parë në Instagram, Ajola nuk nguroi të ndante edhe një leksion jete për të gjithë bebushat anembanë. Nën një foto ilustruese, mbi të cilën gjendet shprehja “Vetëm nëpërmjet zemrës mund të shihet ashtu siç duhet; çfarë është esenciale është e padukshme për syrin.” shkëputur nga “Princi i vogël”, Xoxa shkruan:
“6 muaj me Kajan sot. Ndërkohë si sot përpara 76 vitesh botohej për herë të parë “Princi i vogël” i Saint Exupery- së, një ndër librat që fëmijët duhet me patjetër të lexojnë. Po shkëpus një pasazh të vogël, një mësim për Kajanin dhe të gjithë bebat: Nëse do të ndërtosh një anije, mos i mblidh burrat e gratë për t’u dhënë urdhra, për t’u treguar si ndërtohet... Nëse do të ndërtosh një anije, bëj të lindë në zemrat e tyre dashuria për detin. Ata do ta ndërtojnë vetë anijen.”
I botuar për herë të parë në prill të 1943- shit, “Princi i vogël” nga Antoine de Saint-Exupéry është konsideruar si libri më i mirë i shekullit të 20- të në Francë. ]
Ndonëse cilësohet si vepër për fëmijë, “Princi i vogël” përmban vërejtje të shumta rreth jetës dhe natyrës njerëzore.