Kënga e radhës e Dhurata Dorës pritet të jetë një super hit. Bashkëpunimi do të bëjë bashkë Arbër Gjikollin, tekstshkruesin, producentin dhe CEO e labelit RedBox, Dhurata Dorën dhe këngëtarin më të famshëm për momentin në Francë, Soolking.
Të tre artistët kanë publikuar një video ku shihet Dhurata dhe Soolking teksa këndojnë. Duket se bashkëpunimi do të vijë duke ndërthurur shqipen dhe frëngjishten.
View this post on Instagram
Abderraouf Derradji, i njohur si Soolking, këngëtar me origjinë nga Algjeria, ndërthur muzikën rep dhe reggae. Ai pati sukses fillimisht me “Milano” dhe “Guérilla”, për të arritur një famë të jashtëzakonshme me këngën “Dalida”, një homazh për artisten Iolanda Cristina Gigliotti, e njohur si Dalida.
Në nëntor të 2018-s, Soolking publikoi albumin e tij të parë debutues “Fruit du démon”, i cili menjëherë u cerfifikua si “Gold Album” në Francë.
Momentalisht, numëron më shumë se 6 milionë ndjekës në Instagram dhe YouTube. Hiti “Dalida” ka grumbulluar rreth 167 milionë klikime; shifra të ngjashme kanë edhe këngët e tjera.