Një ndër mënyrat më të përhapura të depilimit është ai me dyll që përgjithësisht blihet në supermarket ose dyqanet me produkte kozmetike. Megjithatë dylli mund të përgatitet edhe në shtëpi dhe për fat të mirë nuk duhen shumë përbërës.
Ç’duhet të keni:
- ¼ e filxhanit me lëng limoni (të freskët)
- ¼ e filxhanit me ujë
- 2 filxhanë me sheqer
- letër për depilim
Të gjithë përbërësit duhet t’i vendosni në një enë metalike, të cilën duhet ta lini në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta. Përzierjen trazojeni vazhdimisht dhe kur masa të jetë trashur dhe të ketë marrrë një ngjyrë kafe të lehtë (si karamel), hiqeni dhe vendoseni në një enë të ftohtë.
Mos harroni që të prisni pak, pasi nxehtësia mund t’ju dëmtojë. Pasi të keni përfunduar procesin, përdorni një krem hidratues.
Këshilla të tjera:
a) Para depilimit mund të vendosni në lëkurë pak pudër bebeje; shmang irritimin dhe bën që qimet të kapen më mirë.
b) Letrën tërhiqeni në drejtim të kundër të rrënjës së qimeve.
c) Përpos kremit hidratues, pas depilimit mund të përdorni një vaj esencial për të larguar dyllin.
d) Mos bëni dush me ujë të nxehtë pasi mund të irritoni lëkurën.
e) Mos dilni nga shtëpia për të paktën dy orë pas depilimit.