Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Luani dhe Virgjëresha

Shkruar nga Anabel

1 Prill 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Luani dhe Virgjëresha

Me fillimin e prillit, do të keni dëshirën për të bërë një udhëtim të gjatë, me shumë gjasë për të pushuar dhe për të marrë energji. Hëna e Re e 5 prillit do të ndikojë që t’ju shtohet dëshira për t’u larguar, por Saturni dhe Plutoni në sektorin e punës mund të ndikojnë që të ndiheni pak të shqetësuar në lidhje me detyrimet.

Ngarkesa do të jetë e rëndë dhe duket se nuk ka mjaftueshëm njerëz për të mbaruar gjithë punët. Do të ndjeni që do t’ju vihet më shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Ekipi do të frikësohet nëse i thoni që do të largoheni për një pushim, ndaj sigurohuni që të keni vendosur gjithçka në vijë para se të "zhdukeni".

Hënat e Reja krijuan një rrjedhë të fuqishme energjie prej dy javësh, kështu që mund të punoni fort mbi një projekt deri të premten mbrëma. Rreth datës 13-14 mund të planifikoni arratisjen. Dielli, sundimtari yt, do të lidhet me Jupiterin, planetin e fatit të mirë.

Gjatë udhëtimit, mund të takoni dikë të veçantë. Nëse nuk jeni në një lidhje, Marsi në Binjak do të ndihmojë që romanca të shkëlqejë. Datat 13 dhe 14 prill do t’i keni të preferuara.

Marsi do të ndriçojë shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave, dëshirave dhe miqësisë. Kështu që si një zgjidhje alternative mund të udhëtoni me një mikun tuaj. Nëse jeni të martuar, do të jetë një aventurë shumë romantike me partnerin/en.

Pasi të ktheheni në shtëpi, mos e boshatisni valixhen. Hëna e Plotë e 19 prillit do t’ju kërkojë të largoheni nga qyteti, këtë herë në një distancë të shkurtër. Udhëtimi ka të ngjarë të jetë për punë.

Do të keni ndjesinë se nuk është koha e duhur për të udhëtuar për punë, megjithëse Marsi do të ndikojë që njohjet dhe kontaktet tuaja të biznesit t’ju lehtësojnë situatën.

Nëse ju kërkohet të nënshkruani një kontratë pranë datës 19 prill, bëni mirë ta shtyni. Tregojani kontratën një avokati dhe mos merrni vendime të nxituara.

Afërdita do t’ju bëjë më joshës, më të guximshëm dhe me një qasje ndaj modës. Si një Luan që je, ti vdes për cilësinë dhe dizenjot. Trajtoje veten me diçka të re, sigurisht pa dalë nga vetja.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2019: Luani dhe Virgjëresha

Çështjet e parave do të fitojnë vëmendjen tuaj gjatë muajit prill për arsye të ndryshme: taksa, aplikime për bursa, ndonjë çështje trashëgimie, punë etj. Hëna e Re e 5 prillit do të ndikojë që të ndërmerrni masa për të përmirësuar gjendjen financiare.

Plutoni dhe Saturni do t’ju nxisin të kurseni në lidhje me gjërat jo-thelbësore. Është e vërtetë që taksa dhe shpenzime të tjera mund t’ju fusin në një gjendje pak stresuese, por mos u shqetësoni; familja mund t’ju vijë në ndihmë.

Financat do të jenë sërish në mendjen tuaj me Hënën e Plotë më 19 prill. Urani, planeti që sjell surpriza, do të lidhet me Diellin dhe do të kundërshtojë Hënën duke sjellë një lloj “tronditje” te paratë.

Shtëpia është sigurisht një vend me fat për ju. Nëse filloni ta ndryshoni, mund t’i rrisni ndjeshëm vlerën. Blerja apo shitja e pronave mund të rezultojë me fat.

Merni vendime për çështjet e shtëpisë ose familjes gjatë fundjavës së 13-14 prillit pasi rezultatet do të jenë të mira, pikërisht kur Jupiteri të afrohet me Diellin. Për fat të mirë, në këtë periudhë Dielli do të shumëfishojë mirësinë dhe bujarinë e Jupiterit tek ju.

Kur vjen puna tek dashuria, Afërdita do të kalojë te Peshqit, ku do të shprehë gjithë fuqinë e saj të dashurisë. Tre planete në shtëpinë tuaj të martesës – sundimtari Mërkuri (lajm), Neptuni (dashuria e pakushtëzuar) dhe Afërdita (lumturia), do të formojnë një lidhje të këndshme me Saturnin (qëndrueshmërinë) dhe Plutonin (transformimi) në sektorin e dashurisë.

Nëse jeni në një lidhje serioze, të dy mund të jeni të gatshëm për t’u martuar, ose së paku për të bashkëjetuar. Nëse jeni të martuar, prilli do të jetë një muaj i fuqishëm, kështu që flirtoni me partnerin a thua se jeni në takimin e parë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.