Anabelizim

Si të jetosh e lumtur si dashnorja e një burri të martuar

Si të jetosh e lumtur si dashnorja e një burri të martuar

Je e lidhur me një burrë të martuar? Është ok! Nuk të gjykoj. Mund të isha edhe unë në vendin tënd. Dhe po të isha aktualisht e pamartuar, do të thoja: “Ndoshta edhe mund të jem.”

Në asnjë mënyrë nuk po i hap dyert “imoralitetit”, siç përcaktohet në standartet e shoqërisë marrëdhënia jashtë-martesore. Por dyshoj se njerëzit e njohin matematikën në dashuri. Duke hequr mënjanë rastet ekstreme të tipit: “Do dalë me këtë të martuarin se ka lekë” apo “Më pëlqen të futem në mes të një çifti, që të marr vëmendjen kryesore”, pjesa tjetër e marrëdhënies jashtë-martesore jetojnë rastin klasik të dashurisë. Kush e ka pasur gjykimin e kthjellët në dashuri, atëherë s’ka dashuruar.

E nis me një takim të rastësishëm. Ai të thotë diçka që të tingëllon ndryshe nga çfarë ke dëgjuar më parë. Apo mënyra se si të sheh. Apo çfarë të shkruan në sms. Ti je e qartë në fillim, je e qartë se asgjë s’do të ndodhë dhe se e gjitha është një budallallëk. Por përse të mos ia kthesh sms-në. Fundja është një sms, dreqi e mori. Askush s’ka për ta ditur.

Pastaj “e kap veten” duke pritur me padurim përgjigjen. Por s’ka gjë. Se je ende në zonën e sigurtë: “Atë të largësisë fizike.” Derisa nis e të bëhet e padurueshme kjo gjendje largësie. Dhe sa më e padurueshme bëhet, aq më i fortë bëhet tundimi për t’i vënë shkelmin moralit e ndërgjegjes e për t’i shkuar deri në fund! Të paktën vetëm një herë. Ose dy herë. Thjesht sa për seks. Por seksi bëhet aq i bukur, sa e quan më pas “dashuri”

Në këtë vend ku të gjithë dinë gjithçka për të gjithë, ose duan të dinë, sekreti është një erotizëm më vete. Të shtyn të mendosh se me siguri ju i përkisni njëri-tjetrit, se keni një botë tuajën që askush nuk e kupton përveç disa  këngëtarëve që “qajnë” për dashuritë e pamundura. Romanticiteti që shoqëron një marrëdhënie jashtë-martesore është shpesh më i fortë se ai i një marrëdhënieje normale. Ju jeni dy kundër botës dhe kjo ju lidh më shumë.

Jeni takuar “vonë”, por i përkisnit njëri-tjetrit në jetën e kaluar. E ndjej që ju po thoni: “Po është e vërtetë!” Dhe është absolutisht e vërtetë! Mos u shqetësoni. As mos u ndjeni të vetmuar, se keni plot mikesha e miq të përfshirë në sekretet e tyre. Ja pra, nuk shpëtove dot! Ti je në një marrëdhënie me një burrë të martuar. Tani, nëse kërkon ta vazhdosh këtë marrëdhënie e lumtur, më lejo të të japë disa këshilla.

1. Fillimisht, duhet të pranosh që ai është i martuar me një grua. Jo me një kafshë shtëpiake, as me një orendi që ka ngelur sipër televizorit që nga 1990-a. Përveç ndonjë rasti të jashtëzakonshëm, nuk ka ndodhur që atë e kanë tërhequr zvarrë deri tek shtëpia e gruas dhe e kanë shtrirë në krevat afër saj. Ai ka zgjedhur të martohet me të. Edhe nëse të është shprehur se “Ka qënë i ri dhe i pavetëdijshëm për martesën” kujtohu pak: “Ka qënë në moshën e Gjinos së Marigosë?” Nëse jo, atëherë më beso: Ai e dinte çfarë po bënte. Ai ka dashur dhe ka martuar një grua dhe ka zgjedhur të krijojë një familje me të. Ajo është familja e tij.

2. Pra gruaja Ekziston! Prano gjithashtu që ai fle me gruan. Mund të ketë ndodhur në marrëdhënien tënde që ti je habitur e acaruar kur ke marrë vesh se ai ka bërë dashuri me të. Ose ndodh që ti t’i besosh kur ai thotë: “Jemi bërë si dy të huaj në shtëpi” apo “Unë as e kam prekur që kur të kam njohur.”

Po të kesh minimumin e inteligjencës (dhe dyshoj që një grua të ketë minimum inteligjence), do e kuptosh që është fizikisht e pamundur. Sepse e di ç’do të thotë kjo? Do të thotë që ai të gatuajë vetë, të lajë vetë, të shtrihet në një dhomë tjetër dhe mundësisht të trokasë kur të hyjë në kuzhinë. E nëse ka fëmijë, të bisedojë vetëm për ta: A hëngrën? Pagesën e shkollës kur do ta bëjmë? Çfarë thanë në takim me prindër? Dhe pastaj të futet në dhomën e tij. Kjo edhe ndodh. Kur çifti është I divorcuar.

Por i dashuri yt nuk është. Dhe kam përshtypjen se nuk pret të mbarojë raundi I lavatriçes së gruas për të futur rrobat e veta, apo të ndaj frigoriferin përgjysëm, me etiketë tek qesja e mishit si në komunizëm. Burrat në përgjithësi nuk e bëjnë. Pranoje që ai vjen në shtëpi, zhvishet, shpesh hedh rrobat shkujdesur mbi karrige, ha drekën që I përgatit gruaja dhe flet për çështjet e ditës, ndajnë ndonjë informacion mbi fisin apo ndonjë blerje të re që do të bëjnë në shtëpi, luajnë e qeshin me kalamajtë dhe në fund, flenë bashkë. E nëse nuk kanë kaluar moshën 70-vjeç, edhe bëjnë dashuri. Dakord, që të mos mërzitesh, po i them “thjesht seks”. Sepse dashuri bën vetëm me ty.

3. Prano që nëse do të kërkoje fëmijë, ai edhe mund ta refuzonte. Absolutisht ka meshkuj që do të viheshin në sedër “e do t’u bënin dhuratë” të dashurave një fëmijë, por pjesa më e madhe e meshkujve me një ndërgjegje normale, e llogarisin që është shumë e vështirë të krijojnë familje paralele, jo vetëm sepse u duhet të balancojnë dy jetë që ndoshta nuk kanë shanse të “takohen” në asnjë pikë me njëra-tjetrën, por edhe se fëmijëve të parë do t’u duhet t’i shpjegohet që dashuria do të ndahej me një fëmijë tjetër të paligjshëm, fryt i tradhëtisë ndaj nënës së tyre.

4. Prano që shpesh, ato që bën me ty, mund t’i ketë bërë edhe me gruan e tij. Atëherë kur ajo dhe ai nuk kishte pergjegjësi të mëdha familjare; ajo dhe ai nuk vinin të lodhur nga puna e e gjenin një shtëpi me fatura kredie e lodra kalamajsh.
Atëherë kur ishin si ti dhe ai. Atëherë kur ajo kishte kohë të lirë dhe vëmendje vetëm tek ai e vishej sensuale dhe flirtonte duke bërë rolin e “të vështirës”. Pranoje që mund të ketë qënë edhe kështu.

5. Që të jetosh e lumtur me një burrë të martuar, duhet të pranosh që ti je me orar. Se ai do të kthehet në shtëpi. Dhe të dielave do të jetë me ta. Edhe për pushime. Edhe për festa. Edhe telefonin do ta ngre pa orar sa here gruaja ta marr, kurse për ty, do të ketë një emër tjetër, një celular tjetër, madje ndodh ta mbajë edhe në kroskotin e makinës përgjatë gjithë natës deri në agim. Prano që kur familja e tij të ketë urgjencë ai do zhduket nga çarçafët, si ato magjitë e cirkut. Por nëse ndodh që ti të kesh një urgjencë, e vetmuar në apartamentin tënd, ai mund ta ketë të pamundur të të ndihmojë, sepse është në shtëpi dhe i kanë mbaruar justifikimet e rradhës.

6. Prano të jetosh me një gënjeshtar. Sepse ai gënjen çdo ditë. I duhet gënjeshtra për të ujitur një marrëdhënie të fshehtë. Nëse s’do të dinte të gënjente, do të ishte përballur me kohë me të vërtetën dhe do të kishte gjetur një zgjidhje. Por, përderisa gënjen, atëherë ka frikë nga zgjidhja. E pra, është edhe gënjeshtar edhe frikacak. Po ta them, në rast se ti beson absolutisht tek një mashkull i sinqertë dhe burrë.

7. Ka diçka që s’shkon në këshillat e mia, do të thoni ju. Sepse ai ju do. Ai ju thotë se do të çmendje po t’ju shihte me të tjerë. Ai ju do për vete! Patjetër që po! Çdokush do çmendej nëse do t’i duhej ta ndante dike që donte me të tjerë! Quhet E-G-O. Ai nuk do të donte që ju të shihnit njerëz të tjerë paralelisht, ashtu siç nuk do të donte që gruaja e tij të ndahej me të, të bashkëjetonte me një burrë tjetër e të rriste fëmijët me të.

Madje t’ju them diçka: Mendimi i dytë është më i tmerrshëm në mendjen e tij se fakti që ti mund të pish tek Folie e një mbrëmje të bësh dashuri me “Benin”. Beni është tangent. Beni mund të qëndrojë aty edhe për kohë të gjatë, mjafton që të mos prishë oraret e tua. Beni mund të jetë edhe bashkëshorti yt një ditë dhe ai të vazhdojë të të dërgojë sms e të të takoj në hotelin e preferuar.

Kurse “i huaji” që hyn në jetën e gruas, ai që del të dielave me të dhe fëmijët e tij, ai lloj mashkulli e tmerron në thelb. “I huaji” është vazhdimësi, është ndikim I drejpërdrejtë në “tokën që ai ka pluguar.” I huaji i merr territorin dhe mbjell lule të tjera për fëmijët e tij. Ky është mankthi që ai s’jua thotë kurrë. Për aq kohë sa nuk ndodh gjë.

8. Që të jetosh e lumtur, duhet të kuptosh edhe pjesën e dytë të një sherri që mund të bëhet për ty mes atij dhe gruas. Pjesa e parë është ajo që ai të rrëfen. Pjesa e tretë është “S’folëm më atë natë”. Kurse pjesa e dytë (refreni), është ajo që ai lë pa përmendur. Faktin që gjatë një sherri ai betohet se s’është e vërtetë (Dhe ti bëhesh papritur inekzistente). Ai mund t’i thotë të shoqes: “Ishte thjesht një shkarje momenti (Dhe ti je bëhesh një “Shkarkesë” spermatozoidesh) ose e pranon që të ka, por vazhdon: “Nuk dua të të humbasë”. (Dhe ti bëhesh zgjedhja B).

9. Që të jetosh e lumtur me një burrë të martuar, prano, se nëse ai nuk e ka ndarë të shoqen brenda vitit të parë, shanset janë që s’ka për ta ndarë ndonjëherë. Dhe jo sepse “Janë fëmijët në mes”, “Se kështu e do tradita”, “Se bëhet keq plaka dhe e kam të sëmurë”, “Se gruaja s’ka punë e lekë”, por sepse ai nuk do. Sepse ai ka frikë.

Sepse ai gjatë gjithë kohës, gjykon veten që është në këtë marrëdhënie, por të gjykon edhe ty “me sytë e botës” që pranon një marrëveshje të tillë. Dhe në moralin e tij të çoroditur, ti, dashnorja e paligjshme, s’mund të jesh adapte për familje. Shtrati I tij martesor ka vend vetëm për një njeri. Ndërsa krevatet e moteleve, apo të ndonjë apartamenti “incognito”, mund të ndërrohen disa herë.

10. Dhe e fundit: Mendoje veten në një nga ato varkat e Titanikut. Ka vend vetëm për dy dhe një mundësi: Të shpëtojë njëra prej jush, ti apo gruaja e tij. Kë do të shpëtonte ai? Natyrisht që ty do të të mbushte me lotë e fjalë dashurie, do të të thoshte se ka besim se do ja dalësh vetë mbanë. Pastaj do të të puthte derisa ti të zhdukeshe në oqean.

Por nuk do të linte kurrsesi fëmijët jetimë. Edhe nëse nuk do të kishte fëmijë, historia ka treguar që “dashnoret” sado të rëndësishme në jetën e një burri, në fund janë sakrifikuar. Edhe pa dëshirën e tij, por me trysninë e shoqërisë, që nuk do ta konceptonte kurrë, madje do ta quante krim makabër, nëse gruaja nuk do të ngjitej në atë varkë. Kurse zhdukjen e dashnores, edhe mund të mos ta përmendte ndonjëherë.

Idealja do të ishte që ai të zhytej vetë, e t’ju linte të dyjave të lundronit bashkë drejt shpëtimit…Ideale për një skenar filmi, se në realitet…ai që pati frikë që në fillim, do të ketë frikë edhe në fund.  

Mos më urre që të fola kështu. Më beso, që të kuptoj. Nuk dua të bëhem si lexueset e “Letrës së të Hënës” që të shkulin flokët virtualisht si ato gratë Malenës. Nëse ti ndihesh mirë dhe pranon gjithçka çfarë thashë më sipër, vazhdo! Vetëm mos harro një gjë, që e ke nisur marrëdhënien nga pozicione të pabarabarta. Ai është zgjedhja e parë për dy gra, ndërsa ti je zgjedhja e dyte për një. Sa mirë do të ishte të kishe provuar të ishe “e vetmja” për dikë, e nëse s’të pëlqente, të ktheheshe prapë në pozicionin fillestar. E atëherë të më thoje: “Ja ke futur kot!”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How to live happy as a lover of a married man

Si të jetosh e lumtur si dashnorja e një burri të martuar

Are you tied to a married man? It's ok! I do not judge you. I could be in your own country. And if I was currently unmarried, I would say, "Maybe I may be."

In no way is it opening the door to "immorality", as outlined in the standards of non-marital relationship society. But I doubt that people know math in love. By removing extreme types of cases: "I'll come with this married to having ALL" or "I like to get in the middle of a couple to get the main attention", the rest of the out-of-marriage relationship lives in the classic love affair . Who has had the clear judgment in love, then he has no love.

It starts with a casual meeting. He says something that sounds different from what you heard before. Or the way you look. Or what to write in sms. You are clear at the beginning, you are clear that nothing will happen and that all is foolish. But why not turn the sms back on. The bottom line is sms, the devil got it. No one will know.

Then he "catches himself" eagerly awaiting the answer. But there is nothing. If you are still in the safe area: "That's the physical distance." Until that unavoidable and distant state begins. And the more unbearable it becomes, the stronger the temptation to strike the morals of conscience and to go to the end! At least once. Or twice. Just like for sex. But sex becomes so beautiful that she later calls "love"

In this country where everyone knows everything about everyone, or want to know, secret is a separate eroticism. It pushes you to think that you certainly belong to one another, that you have a world that no one understands except some singers who "cry" for impossible love. Romanticism that accompanies an out-of-marriage relationship is often stronger than that of a normal relationship. You are two against the world and it connects you more.

You've met "late" but belonged to each other in the past life. I feel you are saying, "Yes it is true!" And it's absolutely true! Do not worry. Nor do you feel lonely, that you are full of friends and friends involved in their secrets. Well, you can not escape! You are in a relationship with a married man. Now, if you want to continue this happy relationship, let me give you some advice.

1. Initially, you have to admit that he is married to a woman. Not with a domestic animal, or with a furniture that has been hanging over the television since 1990. In addition to an extraordinary case, it has not happened that they have dragged him to the woman's house and laid it in her bed near her. He has chosen to marry him. Even if you have been told that "He was young and unaware of marriage" he remembers a bit: "Was he in the age of Marigosa's Gender?" If not, then believe me: He knew what he was doing. He loved and married a woman and chose to create a family with her. She is his family.

2. Women's Existence There is! Also acknowledge that he sleeps with his wife. It may have happened in your relationship that you were surprised and irritated when you learned that he has become affectionate with him. Or you happen to trust him when he says, "We've been like two strangers at home" or "I've never touched her since I knew you."

If you have the minimum of intelligence (and I suspect a woman has a minimum of intelligence), you will realize that it is physically impossible. Because you know what that means? It means that he cooks himself, wash himself, lie in another room and possibly knock when he enters the kitchen. And if there are children, talk only about them: Did they eat? Will the school pay when we will do it? What did they say in dating with parents? And then get into his room. That also happens. When the couple is divorced.

But your lover is not. And I have the impression that he does not wait to finish the woman's washing machine to put on her clothes, or to divide the fridge in half, with the label on the flesh as in communism. Men generally do not. Accept that he comes home, undressed, often throws unguarded clothes on the chair, eat lunch that prepares his wife and talks about the issues of the day, share any information about the tribe or any new shopping they will do at home, play and laugh at and finally, sleep together. And if they have not passed the age of 70, they also love. Okay, so you do not get bored, I'm just saying "sex." Because love only works with you.

3 . Accept that if you wanted a kid, he could even refuse. Absolutely there are men who would be "gifted" to the love of a child, but the majority of men with a normal conscience find that it is very difficult to create parallel families, not only because they have to balance two lives that probably have no chance to "meet" at any point with each other, but also that the first children will need to be explained that love will be shared with another illegitimate child, the fruit of betrayal of their mother.

4. P Rano often, what makes with you, could have done with his wife. When she and he did not have great family responsibilities; she and he did not get tired of work and found a house with credit bills and fliers toys.
When they were like you and him. When she had free time and attention, she was dressed sensually and flirted with the role of "difficult". Admit it may have been so.

5 . To live happy with a married man, you must admit that you are on time. That he will come home. And the Sundays will be with them. Even for the holidays. Even for the party. Even the phone will raise it without a time when the wife gets it, and for you, it will have another name, another cell, and even keep it on the carriage all through the night until dawn. Accept that when his family has an emergency he will disappear from the sheets, like those spells of the circus. But if it happens that you have an emergency, lonely in your apartment, it may be impossible to help you because it is home and have finished the next justifications.

6. Accept living with a liar. Because he lies every day. I need a lie to irrigate a secret relationship. If he did not know how to lie, he would have faced time with the truth and find a solution. But, while lying, he is afraid of the solution. Well, he's a liar and coward. Let me tell you, if you absolutely believe in a honest male and man.

7. There is something that does not go in my advice, you will say. Because he loves you. He tells you he would be mad if he saw you with others. He loves you for yourself! Of course yes! Anyone would feel embarrassed if he had to share someone he wanted with others! Called EGO. He would not want you to see other people in parallel, just as he would not want his wife to share with her, to live with another man, and to raise her children with her.

Let me tell you something: The second thought is more awesome in his mind than the fact that you can have a drink at Folie and an evening to make love with Benin. The property is tangent. The goods can stay there for a long time, enough not to ruin your schedules. The property can be your spouse one day and he will continue to send you sms and meet you at the favorite hotel.

While "a foreigner" who enters into the life of a woman, who comes out on Sundays with him and his children, that kind of man is terrified in essence. "The alien" is continuity, is direct impact on "the land he has plowed." The foreigner takes the territory and sows more flowers for his children. This is the mankth he never says to you. As long as nothing happens.

8. To live happy, you must understand the second part of a quarrel that can be done for you between him and your wife. The first part is what he confesses. The third part is "I missed that night". The second part (refrain) is what he does not mention. The fact that during a quarrel he swears that it is not true (And you suddenly become inexistent). He may say to his wife: "It was just a momentous thing (And you're becoming a" sperm "Disappearance) or she admitted to having but continues:" I do not want to miss you. " (And you are the choice B).

9. To live happy with a married man, acknowledge that if he did not share his wife within the first year, the odds are that he will never share it. And not because they are "the children in the middle", "That's how the tradition loves me", "It's bad for me and I'm sick," "That woman does not have a job," but because he does not. Because he is afraid.

Because he is at all times judging himself in this relationship, but also judging you "with the eyes of the world" who accepts such an agreement. And in his perverted morale, you, the illegitimate lover, can not be a family adaptable. His bridal bed has room for only one man. While motel beds, or any "incognito" apartment, can be changed several times.

10. And Last: Think of yourself in one of those Titanic boats. There is room for only two and one option: To save one of you, you or his wife. Whom would he save? Of course you would fill you with tears and love words, it would mean that you are confident that you will go out on your own. Then it will kiss you until you disappear into the ocean.

But it would not leave orphan children anyway. Even if there were no children, history has shown that "lovers" as important in a husband's life are ultimately sacrificed. Even without his will, but with the pressure of society he would never conceive, would even call it a macabre crime if the woman did not go up to that boat. And the lover's disappearance may not have even mentioned you.

The ideal would be for him to sink himself and leave the two of them together to salvation ... Ideal for a movie script, that in reality ... the one who was afraid at the beginning will be afraid at the end.

Do not hate me to talk like that. Believe me, to understand. I do not want to be like the "Letters of the Moon" readers to brush hair virtually like those of Malena women. If you feel good and accept everything I said above, go ahead! Just do not forget one thing that has triggered the relationship from unequal positions. It is the first choice for two women, while you are the second choice for one. How good it would be to have tried to be "the only" for someone, and if you did not like it, go back to the initial position. Then he said to me, "You have gone in vain."

Copyright Anabel.al / Reproduction is prohibited without the permission of the editorial board.