Hostel by Anabel

3 gjëra që u rikthyen në 'Hostel by Anabel', por në një tjetër dimension!

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2019

3 gjëra që u rikthyen në 'Hostel by Anabel', por

“Hostel by Anabel”, nisi sezonin  e tij të dytë më 19 mars, ku çdo të martë do ta shihni livestream në video.anabel.al. Ndryshe nga sezoni i parë këtë vit, “Hostel by Anabel” ndonëse e ka ruajtur “bërthamën” e vet, ka ardhur me një dimension krejt tjetër.

3 gjëra që u rikthyen në 'Hostel by Anabel', por
Photo Courtesy: Endrit Mërtiri

Risia e këtij viti, ishte “Love Likes Tirana”, web-series i parë shqiptar, që deri më tani, ndonëse jemi ende në serinë e dytë, ka ngjallur mjaftueshëm kuriozitet tek audienca.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_hostel) on

Seriali trajton të përditshmen e Tiranës, një Tirane që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive. Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, por Tirana (edhe) e një mentaliteti modern.

Por siç e thamë më lart, ky sezon zgjodhi të ruante identitetin e fillimit, por kësaj here të rikthyera ndryshe.

3 gjëra që u rikthyen në 'Hostel by Anabel', por

1. Vajzat e “Hostel by Anabel” janë po ATO!

Viola, Megi, DeaMishel, Alberta dhe Ana janë sërish bashkë, por këtë vit, janë ndryshe! Për herë të parë, do t’i shohim si aktore në role të mirëfillta kinematografike. Ndonëse talenti i tyre në aktrim u spikat që në skeçet e vitit të shkuar, “Love Likes Tirana” është sfidë e një dimensioni krejt tjetër për të gjitha!

3 gjëra që u rikthyen në 'Hostel by Anabel', por

2. Rubrika “Me provë”

Nisur nga eksperienca e sezonit të parë, këtë vit vajzat vijnë me dëshirë të dyfishuar për aventura.  “Shtëpia e pushtuar” e Fierit apo “1 ditë si konviktore” që keni parë deri më tani, janë vetëm fillimi. Vende të reja dhe  përjetime të paprovuara më parë e bëjnë këtë rubrikë me plotë kuptimin e fjalës, “Me provë”!

3 gjëra që u rikthyen në 'Hostel by Anabel', por

3. Anabel Lab

Besoj që deri më tani e keni parë se ç’bëhet me eksperimentet e këtij viti?! Nëse vjet çunat grimuan vajzat, apo thjesht zgjidhnin për të dalë në takim me njërën prej tyre, Lab-i i këtij viti është i një niveli krejt tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_hostel) on

Nën kujdesin e Dalina Buzit dhe skenaristes Klaudia Brahimaj, Anabel Lab ka realizuar eksperimente sociale të paprovuara më parë në Shqipëri. Rezultatet?! Do të qani dhe të qeshni në të njëjtën kohë!

Për këto dhe vazhdimin e serive të ardhshme të “Love Likes Tirana”,çdo të martë në orën 21:00 në video.anabel.al. Ndërkohë, ata që kanë humbur 2 seritë e para, mund të klikoni këtu.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.