Si thoni ta nisim ditën me pak magji Disney? Në këtë artikull do t’ju njohim me gjashtë vende magjepsëse, nga të cilat u frymëzuan disa nga filmat më të dashur të njerëzimit.
“E Bukura dhe Bisha”
Njihuni me Alsace- n, rajonin francez të njohur për pamjet e tij piktoreske. Filmi u bazua në historinë e Gabrielle- Suzanne Barbot de Villeneuve, një shkrimtar francez i shekullit të 19- të. Regjisorët u mbështetën në provincat Colmar dhe Eguishim për të portretizuar fshatin e së Bukurës.
“Borëbardha dhe 7 xhuxhat”
Historia e shumëpëlqyer gjatë viteve të fëmijërisë (dhe jo vetëm) është bazuar në një përrallë popullore të shkruar nga vëllezërit Grimm. Pretendohet se me shumë mundësi, ky krijim folklorik i është kushtuar kështjellës Lohr dhe pyllit Spessrt.
“Moana”
Kukulla në fjalë është ideuar duke patur parasysh një libër mbi heroin mitiik të Polinezisë, Maui- n. Kështu regjisorët udhëtuan përgjatë ishujve jugorë të Paqësorit (Fiji, Samoa, Tahiti) për të mësuar më shumë rreth kulturës, traditës dhe jetës së indigjenëve.
“Pinoku”
Prodhimi i Disney- t u frymëzua nga novela për fëmijë “Aventurat e Pinokut” të Carlo Lorezini- t, i cili e vendosi subjektin në fshatin italian Collodi, fshat ku jetonte nëna e tij. Ky vend ishte kaq i dashur për të, sa shpesh i referohej vetes si Carlo Collodi. Besojmë i mbani mend shtëpitë e vogla dhe rrugët e ngushta te “Pinoku” apo jo?
Po kështu:
"Aladini"- Pallati i Jasminës është i njëjtë me Taj Mahal- in në Indi
"Sirena e vogël, Ariel"- Kështjella zviceriane e Chillon- it u bë muzë frymëzimi për shtëpinë e princit Erik
Burimi: Bright Side