Showbiz dhe TV

‘Ngrita spitalin në këmbë’: Eli Fara rrëfen dhimbjet 'e ëmbla' të lindjes

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2019

‘Ngrita spitalin në këmbë’: Eli Fara rrëfen

Në ditën e lindjes së vajzës, Marinës, Eli Fara solli ndërmend çastet e fundit të shtatzënisë, pak orë para se të sillte në jetë të bijën. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja rrëfeu peripecitë e saj dhe dhimbjet e lindjes, që u zhduken si me magji kur në krahë mbajti vogëlushen e saj.

Shënim: Mos e vazhdoni leximin nëse jeni në prag të lindjes ose ju tremb vetë procesi i lindjes në përgjithësi.

“Në datë 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës, vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes... u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde... u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje... dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija... ngrita spitalin në këmbë.”

Më tutje, Eli tregon:

“Mjeku që ishte roje atë natë më thoshte hajde merrja një kënge ! (Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë, sepse pozicioni jot ishte mbrapsht... nuk i vura rëndësi, sido që të ishte ti do dilje prej meje... dhe ndodhi rreth orës 2:30 të datës 27 mars, me një goxha prerje, m’u errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli...vajzë. Prita e prita duke m’u dridhur këmbët derisa të më qepnin... në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë... ndjesia ishte hyjnore, m’u ngroh i gjithë trupi, shpirti, zemra. Edhe 100 Marina ime!”

‘Ngrita spitalin në këmbë’: Eli Fara rrëfen

Marina Fara erdhi si fryt i martesës mes artistes dhe ish- bashkëshortit Luli Kapurani, me të cilin u divorcua pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës.

“Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë. Më pas kur vajza ishte vetëm pak muajshe, kam bërë anulimin e martesës. Ishte një martesë e dështuar. Mendoj se ka qenë një zgjidhje e mirë për të dyja ne.’’ u shpreh Eli për “Kosovarja”.

E meqë jemi këtu, ju kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në “Anabel Lab”, djemtë provuan dhimbjet e forta të lindjes dhe gjejeni pak në ç’përfundim dolën:

“Çuna, burra jemi, por forcën e madhe e ka gruaja.”

‘Ngrita spitalin në këmbë’: Eli Fara rrëfen

‘Ngrita spitalin në këmbë’: Eli Fara rrëfen

‘Ngrita spitalin në këmbë’: Eli Fara rrëfen

Përmes një pajisjeje e cila vendoset në muskujt ballorë të barkut dhe ato anësorë, dhimbjet u përçuan në disa nivele.

“Sa të shkoj te mami do iki ta përqafoj dhe t’i them faleminderit që durove për mua!” u shpreh njëri prej tyre.

Koha ta bëni edhe ju!

Për të ndjekur "Hostel by Anabel" 2 mund të klikoni këtu.