Gjatë një performance në spektaklin e kërcimit World of Dance, Jennifer Lopez u mahnit nga kërcimi e 8 vajzave të vogla, grupi i të cilave quhet The Crazy 8's.

Teksa jepte përshtypjet e saj, ajo u emocionua pasi një prej kërcimtareve, Naia, e cila vuan nga mutizmi selektiv– një gjendje që i bën fëmijët të mos flasin në mjedise të caktuara sociale – vendosi që të fliste duke përshëndetur J Lo-në.

The Crazy 8’s tërhoqi vëmendjen gjatë sezonit të tretë të World of Dance që në audicione, pasi përmes koreografisë treguan historinë e Naia-s.
Koreografja e grupit u shpreh se pasi Jennifer përqafoi Naia-n, vogëlushja mbante shumë aromë të mirë. Kaq u desh dhe fansat nisën të pyesnin në lidhje me parfumin e preferuar të saj.
Nga informacionet në internet, duket se J Lo nuk ka ndonjë markë të preferuar dhe me shumë mundësi përdor një prej parfumeve të saj: “Glow”,
“Still”,
“Deseo”
dhe “Live”.