Për njohuri të përgjithshme, geraskofobia është frika e vazhdueshme për vitet që ikin dhe nuk kthehen më (frika nga mosha). Një ditëlindje më shumë është tmerr për njerëzit që vuajnë nga kjo fobi, sidomos pas të 30-ave ose moshës 40-vjeçare.
E ftuar në “Me Bledin”, Mimi Kodheli rrëfeu mbi ndjesinë e kundërt.
“Bashkëshorti im mbushi 60 vjeç dhe unë i organizova një festë surprizë. Këtë po e them për herë të parë, s’e kam thënë kurrë. Nuk të tregoj dot se çfarë entuziazmi dhe çfarë energjie kishte brenda atij mjedisi ku u bë 60-vjetori dhe ishin të gjithë 60-vjeçarë. Gëzimi për ta gëzuar jetën është një ndër gjërat absolutisht më të bukura që kam kaluar në jetë. Kështu që jo [nuk kam frikë nga mosha]. Ndodh e kundërta. Çdo moshë ka bukurinë e vet, e rëndësishme është që duhet ta jetosh. Zoti jo më kot e bëri qenien njerëzore me këmbë, se mund ta kishte bërë edhe zvarranik, që të tërhiqej zvarrë. Jo, e bëri që të qëndrojmë. Të qëndrojmë dhe ta gëzojmë këtë gjë [jetën], sepse ti nuk e di kurrë se çfarë sjell Zoti nesër.”
Nëse je dakord me gjithë ç’tha Kodheli, atëherë ti nuk ke asnjë problem me moshën, në të kundërt lexo në vijim.
Simptomat e geraskofobisë: shkëputje nga realiteti, ankth, frikë nga vdekja, frikë nga rrudhat, gjendje paniku gjatë ditëlindjeve, dëshirë për të mos festuar asnjë ditëlindje, mendim i vazhdueshëm për vdekjen etj.