Instagramming

Kim Kardashian s'mund ta bënte më të lumtur se kaq reperin shqiptar!

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2019

Kim Kardashian s'mund ta bënte më të lumtur se kaq reperin

Nuk ka asnjë dyshim që ky është viti i Gashit. Reperi me origjinë shqiptare, s’mund të jetë me i lumtur se kaq dhe më e bukura është se pas lumturisë së tij fshihet Kim Kardashian.

Orë më parë, në Instatory-n e saj, ylli i Instagram-it postoi një video bashkë me Kourtney-in. Deri këtu, asgjë e jashtëzakonshme!

Kim Kardashian s'mund ta bënte më të lumtur se kaq reperin

Çfarë na tërhoqi vëmendjen ishte muzika në sfond. Krejt rastësisht, Kim po dëgjonte këngën “My Year” të reperit shqiptar!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GASHi (@gashi) on

“Kim Kardashian që poston këngën time më bën kaq të lumtur! Ashtu siç thashë. Viti im!”- shkruan Gashi në postimin e fundit të Instagram-it.

Nuk është aspak çudi që reperi i ri i preferuar i Kim-it të jetë pikërisht Gashi. Që marrëdhëniet e saj me shqiptarët shkojnë për mrekulli, këtë e kemi provuar shumë më parë nga lidhja e saj me Mario Dedivanovic.

Kim Kardashian s'mund ta bënte më të lumtur se kaq reperin

Nga ana tjetër, kjo është padyshim koha e artë në karrierën e Gashit, e cili edhe pse i rritur larg Kosovës, nuk ngurron të tregojë lidhjen e fortë që ka me muzikën dhe artistët shqiptarë.