Celebrity

Sam Smith: ‘S’jam as burrë as grua, jam diçka aty në mes’

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2019

Sam Smith: ‘S’jam as burrë as grua, jam diçka aty

Artisti Sam Smith deklaroi se preferon t’i referohet vetvetes si një qenie pa gjini. Në episodin e radhës të serive “I Weigh” në Instagram, Smith rrëfeu se kur dëgjoi të flitej nga të tjerë rreth gjendjes në fjalë mendoi se kjo ishte pikërisht ajo që ndjente edhe ai; mosklasifikimin e vetes në një gjini të vetme.

“Gjithmonë kam patur një pengesë mes mendjes dhe trupit tim." rrëfeu ai.

Sam Smith: ‘S’jam as burrë as grua, jam diçka aty

Më tutje shpjegoi:

"Ti je një përzierjeve e shumë gjërave të ndryshme, je një krijesë e veçantë e vetvetes. Kështu mendoj edhe për veten; sjam as burrë as grua. Mendoj se gjendem diku aty në mes. Kam një trup shumë femëror. Kur lëviz, kur bëj seks me meshkuj, është e gjitha shumë femërore.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

In the premier episode of I Weigh Interviews, Jameela Jamil discusses fame, body image and the daily practice of self acceptance with musician Sam Smith.

A post shared by Jameela Jamil (@jameelajamilofficial) on

 

Po kështu, intervista ceku edhe sforcimet  e mundimshme të Smith- it përsa i përket imazhit të tij trupor.

“Kur isha fëmija isha topolak... më pas gjërat nisën të përkeqësoheshin dhe përkeqësoheshin, ndaj në moshën 11- vjeçare shkova dhe takova një mjek. Isha i ndërgjegjshëm që e gjitha kjo situatë po ndikonte aspak mirë te unë. 12 vjeç kreva lipostucion [heqje dhjami].”

Artisti shtoi se nëse ka diçka për të cilën është ndjerë keq në jetën e tij, ajo është pesha dhe se çdo ditë gjendet në një luftë të mundimshme për të ruajtur trupin e tij.