Nga sondazhi i bërë pak ditë më parë në Instagram-in zyrtar të Anabel_Hostel, rezultoi se 50% e shqiptarëve NUK masturbohej. Diçka e tillë zgjon nevojën për të ditur gjithnjë e më shumë rreth këtij proçesi të rëndësishëm.
A e dini që përveç përfitimeve të tjera, të masturbohesh gjatë periodave është më shumë se e këshillueshme?
Ekspertë të seksit thonë se është tërësisht e gabuar ideja që vajzat i konsiderojnë ditët e periodave si një kohë kur jeta normale ndalon. Të masturbohesh gjatë periodave sjell shumë të mira për trupin e femrës.
Pikë së pari, dhimbjet e barkut do të zbuten menjëherë pas orgazmës!
Kjo sepse kur kaloni në orgazmë trupi çliron dopaminë dhe oksitocinë, ilaçe natyrale që largojnë dhimbjet e barkut gjatë ciklit. Përveç kësaj, gjumin do ta bëni më të qetë dhe në mëngjes kur të zgjoheni më të eksituara se çdo ditë tjeër, e dini ç'të bëni.
Në ditë të tilla, studimet kanë treguar se vajzat kanë fantazi seksuale shumë herë më të zhvilluar, madje dhe orgazma shijon më tepër se normalisht. Çfarë po prisni?
Burimi: Women's Health