Instagramming

U kritikua se komentoi vajzën e Arkan dhe Ceca-s: Reagon Sellma Kasumoviq

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2019

U kritikua se komentoi vajzën e Arkan dhe Ceca-s: Reagon Sellma Kasumoviq

Së fundmi, grimierja e famshme Sellma Kasumoviq u kritikua nga një pjesë e ndjekësve, të cilët reaguan ashpër në rrjete sociale. Shkak u bë një kompliment – bukuroshe – në profilin e vajzës së Arkan dhe Svetlana Raznatovic (Ceca).

U kritikua se komentoi vajzën e Arkan dhe Ceca-s: Reagon Sellma Kasumoviq

Nisur nga komentet e shumta, Sellma reagoi përmes një postimi në Instagram.

“Të dashur, në Instagramin tim kam rreth 941,000 ndjekës që ndjekin punën time dhe sigurisht që nuk i njoh të gjithë. Faqja menaxhohet nga disa adminë dhe unë nga ju sot e kuptova se kush ishte vajza që e paskemi komentuar!

Për të gjithë ju që keni përgojuar etninë time, kam një porosi: përkatësia ime shqiptaro-boshnjake është e dy popujve që kanë përjetuar tragjedinë më të madhe gjatë luftrave të fundit në Ballkan. Përkatësia ime më bën të jem e apasionuar pas punës, së bukurës dhe dashurisë.

Përkundër të gjithave, kam shumë dashuri në zemrën time për të gjithë ju. Pasi më futët në politikë, ta jap dhe unë mendimin tim: Jam pro taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ju don Sellma.”

U kritikua se komentoi vajzën e Arkan dhe Ceca-s: Reagon Sellma Kasumoviq

Ceca ishte gruaja e fundit e kriminelit të luftës, Arkan (Zeljko Raznatovic). Arkan ishte krimineli më i fuqishëm i Ballkanit deri në momentin që vdiq (15 janar 2000). Ai u dënua për krime ndaj njerëzimit nga Kombet e Bashkuara për rolin e tij gjatë luftrave të Ballkanit.