Familja e Michael Jackson i ka mohuar publikisht pretendimet se mbreti i pop-it ka abuzuar seksualisht me fëmijë, pas publikimisht të dokumentarit “Leaving Neverland” nga HBO. Megjithatë në vitin 1993, e motra e këngëtarit, LaToya, tregonte të kundërtën.
Pas skandalit të “Leaving Neverland”, intervista e LaToya-s në vitit 1993 u rishfaq sërish. Në një konferencë për shtyp, ajo dekaron se Michael është pedofil.
“Nëse qëndroj e heshtur, do të thotë që e ndjej fajin dhe poshtërimin që përjetojnë fëmijët dhe mendoj se është e gabuar. Ndaloni një minutë dhe mendoni për pak dhe më thoni. Cili burrë 35-vjeçar do ta merrte një djalë të vogël dhe të qëndronte me të për 30 ditë? Cili do ta merrte një djalë dhe do të qëndronte me të për 5 ditë në dhomë, pa dalë kurrë? Sa prej jush do të merrnit një fëmijë të vogël dhe do ta bënit këtë? E dua vëllain tim, por kjo është e gabuar. Nuk dua të shoh fëmijë të lënduar.” – shprehet ajo në videon e transmetuar asokohe nga MTV.
Më pas vazhdon:
“Kjo është hera e parë që flas për këtë, megjithëse nuk kam dashur kurrë që të flas. Por mendoj se është e trishtë kjo gjë, sepse unë vetë jam viktimë dhe e di çfarë ndjejnë. Babai më ka ngacmuar seksualisht. Nuk dua që fëmijë të vegjël e të pafajshëm të preken nga veprime të tilla. E dua shumë Michael-in, por më vjen keq për fëmijët, sepse nuk kanë më një jetë [normale]. Nuk kanë.”
Në kohën kur u bë kjo deklaratë, LaToya ishte përjashtuar nga familja pasi e kishin akuzuar për mashtrim. Në atë periudhë, Michael u përball me akuza për abuzim fëmijësh nga familja e 13-vjeçarit Jordan Chandler. Megjithëse Jackson i mohoi akuzat, rasti u zgjidh jashtë gjykatës për një shumë prej 20 milionë dollarësh.
Vite më pas, LaToya e tërhoqi mbrapsht deklaratën duke thënë se bashkëshorti i saj Jack Gordon e kishte bindur që të gënjente për Michael-in.
"Leaving Neverland" është një dokumentar që bazohet në intervistat e Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët pohojnë se Michael Jackson ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë. Dokumentari është një bashkëprodhim i kanalit televiziv britanik Channel 4 dhe Home Box Office (HBO). Për herë të parë, u shfaq në Sundance Film Festival në 25 janar, 2019. Dan Reed është regjisori dhe producenti.
(Shën.red. Neverland Valley Ranch, që së fundmi quhet edhe Sycamore Valley Ranch, është shtëpia e Michael-it në Santa Barbara County, Kaliforni. U quajt Neverland pasi këngëtari u frymëzua në 1988-n nga ishulli i përrallës së Piter Panit; ishulli Kurrkund.)
Për të tjera detaje klikoni këtu.