Shqipëria

Tomorr Brahushi, 44- vjeçari nga Lushnja që ëndërron të bëhet Grua!

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2019

Tomorr Brahushi, 44- vjeçari nga Lushnja që ëndërron

Gjinia është një nga gjërat e shumta për të cilat s’mund të zgjedhim ose të vendosim dot. Njësoj si prindërit, të afërmit apo vetë ardhja në jetë. Fatkeqësisht disa prej nesh e gjejnë veten të mbërthyer brenda trupit të gabuar. Kjo është edhe historia e Tomorr Brahushit, një 44- vjeçari nga Lushnja që kërkon të jetë dhe të jetojë si grua.

Pavarësisht që frika e tij është se mos përbuzet dhe vihet në lojë nga të tjerët, Tomorri nuk nguron të shprehë dëshirën më të madhe: të ndalojë së qenuri burrë! I ndodhur në kushte të mjerueshme, Brahushi i kërkon shtetit dhe kujtdo që ka mundësi ta ndihmojë për të kryer operacionet e duhura kirurgjikale, që ç’është e vërteta kushtojnë shumë.

Shumë vite më parë, Tomorri u birësua nga një çift në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë por tashmë prindërit adoptivë i janë ndarë nga jeta. Që prej 2007- s, ai jeton në errësirë totalë pasi nuk ka para të paguajë energjinë elektrike. Për çdo ditë Tomorri ia del të mbijetojë me lëmoshën e të tjerëve.

Brahushi shprehet se ka një nevojë alarmanate për të marrë hormone femërore, pasi të qenurit burrë i shkakton shumë stres, por estrogjeni është tepër i kushtueshëm dhe ai e ka të pamundur ta vetësigurojë.