Me ardhjen e marsit do ta shihni veten super të motivuar për të nisur një regjim të ri. Mund të nisni palestër apo të nisni të merrni leksione për një sport të ri. Dukeni më shumë se entuziastë në stilin e ri të jetës së shëndetshme, por këtë kapitull bëni mirë ta nisni më 6 mars.
Hëna e Re do të tregohet shumë e mirë me ju. Marsi dhe Saturni do të jenë në sinkron të plotë dhe kjo ndikon në realizimin e qëllimeve tuaja. Do të bëheni fit më shpejt nga ç’e mendonit.
Mos harroni të skeduloni kontrrollin rutinë tek mjeku apo tek dentisti. Hëna e Re e 6 marsit do t’ju ndihmojë gjithashtu nëse jeni duke kërkuar për një punë part-time ose thjesht një tjetër punë me kohë të plotë, të ngjashme me atë që keni bërë më parë. Nëse jeni e vetëpunësuar planifikoni një strategji marketingu që lidhet me reklamat në rrjete sociale.
Puna juaj supozohet të sjell qëndrueshmëri në financat tuaja. Gjithsesi e dashur Peshore nuk dyshojmë tek aftësitë tuaja të menaxhimit. Ju mund të bëni 1 milionë dollarë, ta humbisni atë dhe më pas ta ktheni sërish. Do të keni ulje ngritje, por Urani do t’ju ndihmojë të gjeni mënyra për të fituar para.
20 marsi do të jetë në shenjën tuaj, kështu që disa çështje tuajat personale do tëarrinë kulmin. Mund të jetë një lidhje romantike apo një bashkëpunim në biznes. Është Afërdita ai që do tju tregojë se si gjërat do të shkojnë më tej. Duke u nisur nga pozicioni i tij, rezultatet janë pozitive. Arsye për të festuar do të keni plot!!
Ky mund të jetë muaji më romantik i 2019-ës dhe ndoshta i preferuari juaj. Në 6 mars, Mërkuri, Neptuni, Dielli dhe hëna e re do të jenë në shtëpinë tuaj të dashurisë! Bëhuni gati të njiheni me dikë për të cilin do të ndjeni dashuri dhe mirëpriteni sepse ka ardhur për të qëndruar gjatë në jetën tuaj. Marsi ndodhet në shtëpinë tuaj të martesës, kështu që me shumë gjasa atë njeri mund ta konsideroni edhe si material ideal për martesë.
Kjo datë- 6 marsi- është e rëndësishme edhe për një arsye tjetër. Zhvendosja e Uranit tek Demi do të sjellë ndryshime të papritura në jetën tuaj. Nëse e gjeni veten të martuar, mos na thoni që s’ju thamë.
Në rast se kjo s’ndodh atëherë ky njeri shumë i pavarur, krijues dhe stimulues do t’i japë shumë ngjyra jetës suaj. Nëse po përpiqeni të bini dakord me dikë qoftë në jetën tuaj romantike ose në biznes, bëni kujdes të mos bini në grackë. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 5 marsi deri në 28, kështu që gjasat për keqkuptime apo zënka janë të mëdha.
Këtë muaj mund të zbuloni një sekret që dikush i afërt ka mbajtur prej jush ose e kundërta, një sekret i juaj mund të dalë në shesh. Në 21 mars, Afërdita dhe Jupiteri do jenë në vijë të drejtë dhe nëse po interesoheni për të blerë një shtëpi të re, do të gjeni çfarë kërkoni.
Është koha për tu fokusuar aty! Nëse ju duhen para për të paguar për ëndrrat tuaja, kërkojini dhe jini të bindur që do t’i gjeni.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.