
Qeveria bën një hap prapa në reformën e shpallur kundër universiteteve që nuk plotësonin të gjitha kushtet e kërkuara në ligj. Listës së gjatë të universiteteve që u pezulluan filluan që t’i “rrëshqasin” njëri pas tjetrit emra që filluan të rihapin dyert për studentët.
Pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, qeveria vendosi të enjten të rihapë dyert e universitetit privat Shkolla e Lartë “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Universitetin “Aldent”, Akademinë Profesionale të Biznesit, Shkollën private të arsimit të lartë “Pavarësia”,“ISSAT” dhe Shkollën e Lartë “Wisdom University”. Kujtojmë se këto universitete ishin pjesë e atyre që u pezulluan në gusht për mangësi ligjore. Ndërsa më herët qeveria ka hequr pezullimin edhe për universitetet “Logos” dhe “Beder”.
Në muajin gusht qeveria, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit mbylli plot 18 nga 59 universitete private pasi nuk plotësonin kriteret, ndërsa u mbyllën dhe 6 filiale të universiteteve publike.
Burimi: Lapsi