Social Buzz

Sfida 'Momo': Njihuni me lojën më të rrezikshme të momentit në internet!

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2019

Sfida 'Momo': Njihuni me lojën më të rrezikshme të

Një trend i ri i përhapur së fundmi në rrjetet sociale është kthyer në rrezikun e radhës për prindërit. Sfida e quajtur “Momo” vjen si një lajmërim (me figurën e kësaj kukulle të frikshme), në njërën prej platformave sociale si Facebook apo WhatsApp dhe ka për qëllim të targetojë të rinjtë.

Sfida 'Momo': Njihuni me lojën më të rrezikshme të

Kukulla inkurajon të vegjëlit të bëjnë veprime të ndryshme,sfida të rrezikshme që arrijnë deri tek vetëvrasja. Fillimisht kjo u paraqit si thjesht një lojë që ju jep përdoruesëve mesazhe duke u thënë veprimin e radhës. Në fillim sfidat janë të thjeshta, por më pas bëhen shumë të rrezikshme.

Në të tilla raste, gjëja e parë që fëmijët mendojnë nuk janë pasojat pasi e konsiderojnë si thjesht një lojë të thjeshtë.

Pavarësisht alarmit të prindërve dhe autoritetëve në Irlandën Veriore, këta të fundit dyshojnë se mund të jetë thjesht një strategji e hacker-ve për të marrë informacionin që ju duhet.

Rreth 2 vjet më parë, sfida e “Balenës Blu” pushtoi internetin dhe pati jo pak të lënduar.