Anabelizim

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!

Ditë më parë, Instagram-i (dhe jo vetëm) u njoh me nismën e fundit të shqiptarëve. Të “rrëmbejmë” Liam Neeson- personazhin kryesor të filmit “Taken", për t’u njohur me një tjetër Shqipëri, atë që është krejt ndryshe nga ajo që bota mban mend tek “Marko from Tropoja”.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Taken (2008)

Para së gjithash, rikthehemi pak tek filmi. Me regji të Pierre Morell dhe skenar të francezit Luc Besson, Taken (2008) pati sukses të jashtëzakonshëm për vite me radhë, aq sa historia vazhdoi duke  u pasuar me dy prodhime të tjera: Taken 2 dhe Taken 3, për të cilin duhet thënë që nuk pati  shkëlqimin e të parit dhe të dytit, duke u vlerësuar nga kritikët si “e njëjta gjë, por ndryshe”.

Nëse e keni harruar subjektin e filmit, po jua kujtojmë shkurt:

Në film, vajza e ish-agjenti sekret Bryan (Liam Neeson)  dhe mikesha e saj rrëmbehen gjatë një udhëtimi në Francë nga një organizatë kriminale shqiptare, që merret me trafikimin e femrave. E gjithë historia nis këtu dhe vijon me përpjekjet e Bryan për të shpëtuar gjallë të bijën nga duart e trafikantëve shqiptarë.

Sot, pas më shumë se një dekade, figura të njohura të artit, politikës dhe ekranit shqiptar u bënë bashkë për të realizuar këtë video mesazh me qëllim që aktori Liam Neeson të vijë në vendin tonë dhe ta shohë me sytë e tij të vërtetën e Shqipërisë.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!

Por, a mos duhet të kujtojmë që Neeson, pavarësisht famës dhe “lidhjes” që krijoi me shqiptarët përmes këtij filmi, në fund të ditës mbetet thjesht aktori i përzgjedhur për të luajtur rolin e Bryan-it?  Ashtu siç mund të ishte kushdo tjetër që do t’i përshtatej personazhit që skenaristi kishte krijuar në mendjen e tij.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Luc Besson, skenaristi i triologjisë "Taken"

Siç e përmendëm më lart, filmi është shkruar nga skenaristi shumë i famshëm francez Luc Besson pas të cilit qëndrojnë  disa prej filmave më të suksesshëm në kinematografi si: Subway (1985), Nikita (1990), Léon: The Professional ,  apo Lucy.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Léon: The Professional 

Pra, koncepti, ideja, perceptimi dhe gjithçka që vjen më pas në skenarin e (Taken) është krijuar prej tij! Është ai, që në mendjen e tij i ka perceptuar shqiptarët si trafikantë, gangsterra apo të rrezikshëm. Dhe padyshim nuk ka qenë i vetmi.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Liam Neeson

Me një llogjikë të thjeshtë, ky video mesazh duhej bërë për të tërhequr vëmendjen e Besson dhe jo të Liam-it, që aktualisht po punon për projekte të reja që do të shfaqen gjatë 2019-ës dhe 2020-ës. Pavarësisht se publiku u lidh ngushtë me personazhin e tij s’është aktori që duhet “të rrëmbehet” për  të rrëzuar steriotipin që e ka shoqëruar vendin tonë për dekada me radhë.

Gjithsesi, të mos harrojmë që nuk jemi as vendi i parë dhe as i fundit që dashur pa dashur është “paragjykuar” apo etiketuar me emra që nuk i përkasim. E dimë fare mirë, që çdo vend historikisht është shoqëruar me steriotipe të cilët njerëzit mund t’i kenë krijuar prej një filmi a një skandali të përsëritur që ka bërë bujë mediatike.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
“The Godfather”

Njerëzit përshembull pasi panë “The Godfather”, perceptuan se Italia dhe italianët është ajo që shohim në film: Siçili dhe botë e mbushur me mafiozë,  por të gjithë e dimë që s’është kështu. Pavarësisht se nisma ka për qëllim të ndryshojë mënyrën si bota e sheh Shqipërinë, përveçse ftesa i duhej adresuar tjetër kujt, perceptime të tilla kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

ss

Days ago, Instagram (and not only) was acquainted with the latest initiative of Albanians. To "capture" Liam Neeson - the main character of the "Taken" movie, to get to know another Albania, which is quite different from what the world remembers at "Marko from Tropoja".

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Taken (2008)

First of all, we're back to the movie. With Pierre Morell and French actor Luc Besson's screenplay, Taken (2008) had tremendous success for years, as history continued to be followed by two other productions: Taken 2 and Taken 3, to be said there was no glitter of the first and the second, being praised by critics as " the same, but differently ".

If you've forgotten the subject of the movie, remember it briefly:

In the movie, the daughter of former secret agent Bryan (Liam Neeson) and her friend are kidnapped during a trip to France by an Albanian criminal organization dealing with trafficking in women. All the story begins here and follows with Bryan's efforts to save the daughter alive from the hands of Albanian traffickers.

Today, after more than a decade, famous figures of Albanian art, politics and visuals came together to realize this video message so that actor Liam Neeson comes to our country and to see with his eyes the truth of Albania .

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!

But should we remember that Neeson, despite the fame and "bondage" that he created with the Albanians through this film, at the end of the day remains merely the actor selected to play Bryan's role? Just as anyone else could fit the character the screenwriter had created in his mind.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Luc Besson, screenwriter of the triology "Taken"

As mentioned above, the film was written by the very famous French writer Luc Besson, after which some of the most successful cinematic films include: Subway (1985), Nikita (1990), Léon: The Professional, or Lucy .

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Léon: The Professional

So the concept, idea, perception, and all that comes next in the (Taken) scenario is created by him! It is he who in his mind perceived Albanians as traffickers, gangsters or dangerous. And obviously it was not the only one.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
Liam Neeson

With a simple logic, this video message had to be drawn to attract Besson and not Liam's attention, which is currently working on new projects to emerge during 2019 and 2020. Despite the fact that the public is closely linked to his character, he is not an actor to be "snatched" to overthrow the steriotype that has accompanied our country for decades.

However, let's not forget that we are neither the first nor the last one to love without wanting to be "biased" or labeled with names that we do not belong to. We know very well that every place has historically been associated with steriotypes that people may have created from a movie or a repeat scandal that has made media fuss.

'Liam, eja në Shqipëri!': Po ç'faj ka aktori?!
"The Godfather"

People, for example, seeing "The Godfather," perceived that Italy and the Italians are what we see in the film: Sicily and the world full of mafia, but we all know that's not the case. Although the initiative aims to change the way the world sees Albania, the invitation should be addressed to others, such perceptions have existed and will always exist.

Copyright Anabel.al / Reproduction is prohibited without the permission of the editorial board.