Prej javësh (madje edhe tani që flasim) Billboard është pushtuar nga projektet muzikore të Ariana Grande-s, e cila po triumfon ndjeshëm me “7 Rings” që kryeson listën, “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” dhe në vend të tretë “Thank U, Next”. Ajo që nuk dinim është se këngëtarja shqiptare Njomza Vitia ka kontribuar në realizimin e teksteve të dy super hiteve “Rings” dhe “Next”.
“Teksa po shkruaja [për këngën] isha duke bërë qejf dhe po kaloja shumë mirë në studio. Nuk pata asnjë pritshmëri, por tani që shoh se është numër njëshi në botë është gati surreale [e pabesueshme]. Është padiskutim një bekim.” u shpreh Njomza për “Billboard.com”.
Përpos muzikës, dyshja Ariana- Njomza gëzon edhe një shoqëri të ngushtë, së bashku me 5 vajza të tjera. Ju kujtojmë se kur Grande u nda nga Pete Davisdon dhe unaza e tij gjigante me diamantë, për ta zëvendësuar, këngëtarja i dhuroi vetes dhe gjashtë shoqeve nga një unaze me diamant të vogël, si simbol të miqësisë së tyre.
View this post on Instagram{NEW} @arianagrande via Instagram Stories! ? #arianagrande #sweetener #thankunext
Një unazë të tilla ka edhe Njomza.
24- vjeçarja me origjinë nga Kosova ka lindur në Chicago, Illinois dhe merret me muzikë prej nëntë vitesh. Njomza u zbulua nga Mac Miller, ish i dashuri i ndjerë i Ariana-s, me kompaninë diskografike (Most Dope) të të cilët nënshkroi edhe një kontratë.
Që në moshën 14- vjeçare, Njomza krijoi një grup të quajtur “Scarlett”, nga i cili do të shkëputej 2 vite mm vonë për të ndjekur një karrierë solo. Njomza numëron disa bashkëpunime, ndër to ato me producentin dhe DJ e famshëm të muzikës elektronike, Skrillex.