Për vite me radhë, spekulimet qenë të shumta në lidhje me zëvendësuesin e Karl Lagerfeld në rolin e drejtorit artistik të Chanel. Emrat që u përfolën gjatë viteve ishin Marc Jacobs, Alber Elbaz, Virginie Viard, Haider Ackermann etj. Megjithatë, pas ndarjes nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 85-vjeçare, Chanel njoftoi se kush do të marrë në dorë punën artistike në shtëpinë e famshme të modës.

Biznesmeni francez Alain Wertheimer, që investon te Channel edhe Bell & Ross, i ka dhënë besimin e tij Virginie Viard, drejtoresha aktuale e studiove të modës të Chanel.
“Virginie Viars, bashkëpunëtore e ngushtë e Karl Lagerfeld, është e besuara e Alain Wertheimer në mënyrë që trashëgimia e Gabrielle Chanel (Coco Chanel) dhe Karl Lagerfeld të vazhdojë të jetojë,” shkruhet në deklaratën e Chanel në Instagram.

Viard ka punuar së bashku me Lagerfeld pothuajse që nga fillimi i karrierës së saj. Puna te Chanel filloi në vitin 1987. Ajo shkoi pas Karl-it te Chloe? në vitin 1992 dhe u kthye sërish te Chanel në 1997-n.
Së bashku me Vittoria Ceretti-n, Virginie Viard mori në dorë sfilatën Spring 2019 Haute Couture për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të dizajnerit të ndjerë.