“Shpirti im e di sa e dua këtë vend, nuk mund ta ndaj dot nga Shqipëria. I detyrohem shumë këtij vendi,” tha Elvana Gjata në hyrje të intervistës me Alaudin Hamitin, pak para nisjes së koncertit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në koncertin e organizuar nga Anita Haradinaj ishin të pranishëm emra të rëndësishëm të medias në Shqipëri dhe Kosovë.
View this post on Instagram
Elvana performoi disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë këtu këngët e albumit EP “3”, si “Ti Shqipëri më jep nder”, “Gjërat kanë ndryshuar”, “Xheloz”, “Më Fal”.
View this post on Instagram
Sigurisht që s’mund të mungonte kënga “Kuq e Zi”.
View this post on Instagram
Surpriza e mbrëmjes ishte një performancë emocionuese e këngës “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, dedikuar Adem Jasharit.
View this post on Instagram