Teksa fliste për ndërtimin e mureve kufitare, në një konferencë për shtyp, presidenti Donald Trump pohoi se kryeministri i Japonisë e ka nominuar për të fituar Çmimin Nobel për Paqen referuar punës së tij për të krijuar një dialog me Korenë e Veriut.
Trump u shpre se më parë marrëdhëniet Japoni – Korea e Veriut ishin “zjarr dhe tërbim”, por që nga takimi i tyre një vit më parë, tashmë kanë marrëdhënie të mira.
“Shinz? Abe [kryeministri i Japonisë] më dha një kopje të letrës që i dërgoi njerëzve që japin një gjë që quhet Çmim Nobel. Më tha: ‘Të kam nominuar ty, me respekt në emër të Japonosë. Jam duke i kërkuar që të ta japin ty’.”
N 2009, presidenti i atëhershëm Barack Obama fitoi Çmimin Nobel për Paqen bazuar në angazhimin e SH.B.A-së në “vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë pa armë bërthamore”.
Më tej Trump vazhdon duke thumbuar presidentin Obama:
“Ndoshta nuk do ta marr kurrë, por kjo është OK. Ata ia dhanë Obama-s. Ai madje as që e dinte pse e mori.”
Ndërkohë reagimet në Twitter:
Is Trump saying he deserves a Nobel Prize. Girl... #TrumpFakeEmergency #FAKENationalEmergency pic.twitter.com/3DCywJe7Zq
— Bobby Hall (@BobbyTBD) February 15, 2019
When I turn on the news and Trump is talking about how he should get a Nobel Peace Prize. pic.twitter.com/8x5g1n6UR9
— Lauren? (@balfeheughlywed) February 15, 2019