Që prej ikjes nga “Xing me Ermalin”, u duk sikur Rashel Kolaneci ia kishte vënë syrin vetëm një formati të vetëm, “Procesit Sportiv”, por jo.
Pas një shkëputjeje të gjatë nga televizioni, kampionen e kickbox-it, do ta shohim në një format krejt tjetër siç është ai i “Duplex Show”.
Ishte vetë Rashel e cila e bëri publik lajmin përmes një postimi në Instastory-n e saj.
“Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë, po i bie si nga Kina. Nga dita e shtunë më ndiqni në Klan si pjesë e trupës! Duplex Show, zyrtarisht e jotja!”- shkruan Kolaneci, e cila duket se është më shumë se entuziaste për projektin e saj të ri, ku me shumë gjasa do të njihemi me aftësitë e saj si aktore.