Në qershor të 2018-ës lajmi se Blendi Fevziu do të lërë TV Klan-in për Top Channel, bëri bujë të madhe mediatike. Kjo, deri në momentin që Fevziu bëri publik vendimin dhe arsyet e qëndrimit në Klan.
Por nëse zhvendosja do të kishte ndodhur vërtetë, si do ta priste Alban Dudushi ardhjen e tij? Pak orë më parë, Aulona Musta postoi në llogarinë e saj të Instagram-it, videon përmbledhëse të asaj çfarë do të ndodhë këtë javë në thumb.
View this post on Instagram
Një prej të ftuarëve, ishte dhe Dudushi, i cili nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes se cilat ishin mendimet e para në lidhje me ardhjen e mundshme të Fevziut në Top Channel.
“Do të të them që u mërzita? U mërzita dhe prandaj tani e kemi një herë në javë Top Show-n!”
I përditësuar këtu..