Fruthi është shndërruar në një problem serioz për vendin. Instituti i Shëndetit Publik informon se nga data 1 janar e deri sot janë prekur plot 51 persona nga fruthi.
Rezulton se grupmosha më e prekur është ajo nën 2 vjeç dhe se rastet më të shumta janë regjistruar në Tiranë.
Instituti përgjegjës u bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen!
“Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.” lajmëron ISHP.