Ndoshta Silva Gunbardhi nuk do të kishte folur kurrë për gjestet e saj të bamirësisë nëse Roza Lati në “Why Not” në fund të dhjetorit nuk do ta kishte pyetur troç. Megjithëse siç duket këngëtarja është penduar për situatën në fjalë, ku në një intervistë për “Prive” theksoi se do të donte të mos paragjykonte askënd.
“Në atë moment unë bëra një gabim – gjykova nënën e bebit sepse mendova që nëna do e ketë hedhur. Ndërsa tani që ka kaluar 3 vite e gjysmë që jam nënë mendoj që nuk ka nënë në botë që ta bëjë atë veprim.” – thotë Silva.
Më tej, ajo shton se nuk ka njerëz të mirë ose të këqij në botë, por ka rrethana dhe situata që i detyrojnë njerëzit të bëhen të mirë ose jo.
“Për mua e rëndësishme është që vajza tani është mirë." –përfundon Gunbardhi që padyshim mëmësia e ka bërë më të ndjeshme.
Disa detaje të tjera:
“Djali im lindi në muajin e 8, prandaj mjekët e mbajtën në reaminacion, derisa t’i formoheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Unë gjithmonë Dalvit qumështin ia vendosja tek koka që kur nuk isha unë, t’ia jepte infermierja. Një ditë infermierja më kërkon të marrë qumështin e djalit për t’ia dhënë foshnjës së braktisur, pasi furnizimi s’kishte ardhur ende. I thashë të lutem merre gjithë kutinë dhe dërgova menjëherë Dafin që t’i blejë pelena, rroba, qumësht, letra dhe lodra,” – tha Silva në “Why Not”, për të shtuar më pas:
Rasti i dytë ishte i asaj vajzës që hodhën në kazan të plehrave. Ajo mbijetoi, unë kisha 2 muaj që kisha lindur vetë[...]”
Intervistën e plotë e lexoni këtu.