TV Mania

Së shpejti, këngëtarja shqiptare moderatore në Vizion Plus

2 Shkurt 2019

Së shpejti, këngëtarja shqiptare moderatore në Vizion Plus

Në fund të janarit, Vizion Plus lajmëroi se në ekran do të rikthehet “Nga e para,” emisioni emocionues që dikur moderohej nga Valbona Selimllari. Por, meqë kjo e fundit ka të tjera projekte, sezoni i ri iu besua Anila Çelës, të cilën e keni parë prej vitesh në “Vizionin e Pasdites.” Natyrshëm, lind nevoja për një prezantuese të re për emisionin e pasdites.

Këtu hyn në lojë Evi Reçi. Të paktën sipas Revistës Who. Këngëtarja vetë s’bën zë, tani për tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Kjo do të jetë përvoja e parë televizive për Reçin, por jo e para në fushën e medias. Ajo është dhe gazetare, dhe moderatore radiofonike. Duke marrë parasysh këto dhe duke marrë parasysh vitet në skenë, kalimi në studion televizive s’ka pse të jetë i vështirë.