TV Mania

Tv Klan reagon pas pushimit nga puna të velinës së ‘Stop’: 'E kishte mbushur kupën'

1 Shkurt 2019

Tv Klan reagon pas pushimit nga puna të velinës së

Reagon Tv Klan për Blitz.al në lidhje me pushimin nga puna të një prej velinave të emisionit “STOP.” Mbrëmë, përmes Instagramit, Alesia Bami tha u pushua nga puna me një mesazh, thjesht sepse dha një intervistë në Top Channel, pa u konsultuar me eprorët. Në një deklaratë për Blitz, përfaqësuesit e Tv Klan u shprehën:

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj, të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin paraprakisht leje te dy drejtuesit e emisionit, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj.”

Në postimin në Instagram, Alesia aludon se nuk është respektuar kontrata e punës dhe aq më pak Kodi i Punës.

Ajo u zëvendësua menjëherë nga një tjetër modele, e quajtur Gloria Meshi.