Celebrity

Fansat e Beyonce-s të mblidhen këtu! Bileta falas? Po, është e mundur

1 Shkurt 2019

Fansat e Beyonce-s të mblidhen këtu! Bileta falas? Po, është

Tingëllon shumë e bukur për të qenë e vërtetë, apo jo? Epo ja që është e vërtetë…në rast se nuk jeni ngrënës i mishit…

Queen B, e njohur për dietën e saj vegane, së bashku me Jay-Z dëshirojnë që sa më shumë njerëz të konsumojnë një dietë me bazë bimore për të pakësuar ndikimin në mjedis.

Në mënyrë që fushata e tyre të përhapet sa më shumë dhe fansat të hanë sa më pak mish, qumësht, kos, djathë etj (ngjan e tmerrshme?), vendosën t’i nxisin përmes biletave falas.

Nëpërmjet kompanisë së tyre 22 Days Nutrition dhe projektit Greenprint, Bey dhe Jay u zotuan se do të ofrojnë bileta falas për të gjitha koncertet në tri dekadat e ardhshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Prit, çfarë? Gjithë ç’duhet të bëni është të klikoni tek linku në Instagram-in e Beyonce-s dhe të regjistroheni përmes emrit dhe email-it tuaj.

Tani, meqë është e pamundur që t’ju testojnë se sa e vërtetë është dieta juaj me bazë bimore, fituesi do të zgjidhet në mënyrë të rastësishme më 22 maj. Gjithsesi mos luani me Beyonce-n.

P.s. Nëse dëshironi të hiqni dorë nga produktet e mishit dhe nënprodukte të tjera të kafshëve, këshillohuni më parë me një specialist në mënyrë që të ushqeheni shëndetshëm dhe të mos keni probleme shëndetësore.