TV Mania

Ori Nebijaj flet për të atin e ndjerë: ‘Më duket sikur është aty'

31 Janar 2019

Ori Nebijaj flet për të atin e ndjerë: ‘Më duket sikur

Pasditen e sotme (e enjte, 31 janar) moderatorja e “Wake Up” dhe “Sekretet e Portokallisë” në një intervistë të shkurtër për “Rudina” në Tv Klan foli pak për fëmijërinë dhe kujtimet me të atin e ndjerë.

“Vera ka qenë një ndër momentet më të bukura së bashku. Ne shkonim gjithmonë në plazh bashkë, çdo verë bashkë. Nuk mbaj mend që ndonjëherë babai im të shkonte me shokët dhe të na linte ne. Ishim ne para gjithçkaje. Kur shkonim në plazh mbaj mend që hyrjen e parë e bënim gjithmonë bashkë dhe më merrte hopa, paçka se mund të isha e madhe.”

Prej 5 vitesh, babai i Orit është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

“U bëni gati 5 vite që ai u nda nga jeta nga një sëmundje e keqe, që as dua ta përmend se u bë kaq shumë e dëgjojmë; më shqetëson edhe më shumë pasi e ke përjetuar dhe e di çfarë është, sigurisht që je më sensitive ndaj kujtdo tjetër. Nuk e di. Mendo një shtëpi ku janë 5 gra [Ori, 2 motrat, mamaja dhe gjyshja] dhe kishim një mbret që na bënte të lumtura të gjithave. Kam kujtime pafund. Më ka lënë kaq plot, sa nuk e mendoj që nuk e kam. Më duket sikur është aty.”

Intervistën e plotë të Orit e shihni këtu: